Drejtoresha e "de faco" e "de juro" e modes, Anna Dello Russo vazhdon te bej seleksionimet e saj lidhur me ate qe na propozohet si stil ose jo jo stil.
Ajo ka bere nje liste te 10 grave qe jane paraqitur me nje veshje e nje look te denje per te dhe shijet e saj. Si drejtore e revistes se modes "Vogue" edicioni japonez, ajo ka shpallur grate me interesante per vitin 2010. "Drejtorja me elektricitet", sic e kane quajtur gjithenje media Anna Dello Russo-n, na ofron nje klasifikim qe nga pamjet me cool, te njerzve te njohur te ekranit permes nje "blogu" te sajin. Kujt mund ti interesoje ky klasifikim? Ky klasifikim mund ti interesoje femrave qe jane te varura nga moda, "fashion addict".
Te famshmet e Anna Dello Russo, ne fundin e nje viti, jane renditur ne nje klasifikim i cili natyrisht qe mbetet relativ, por vete Anna ka nje autoritet te padiskutueshem ne boten e modes. Ne listen e saj te vecante e titulluar si "Best Dressed" per femrat e ketij viti qe po shkon, jane shfaqur emra shume te njohur por edhe te panjohur, te spikatur prej saj ne boten e njerzve te ekranit. Mes emrave , nuk mund te mungojne personalitete te ndryshme mes te cilave Sarah Jessica Parker, Michelle Obama, Rihanna, Lady Gaga, por jo me pak surpriza shfaqet edhe emri i mbretereshes Elisabetta e cila nuk rri shume larg elegances se gruas se nipit te saj, Kate Middleton.
Sipas Anna-s pamjet me interesante jane: ne vendin e pare rri Carine Roitfeld, me veshjet e markes "Givenchy". ne vendin e dyte Daphne Guinness me "Alexander McQueen", ne vendin e trete Dasha Zhukova me veshjet e " Balenciaga-s". Duke shkuar nje vend me poshte ku gjejme Michelle Obamen ne "The Indipendent", Shala Monroque ne " Jason Wu", Vanessa Traina me "Givenchy", Rihanna me bustin e "Maria Luisa" dhe pantallona te "cacharel", mbreteresha Elisabetta me pamjet e saj te rafinuar. Me tej vjen Sara Jessica Parker me "Halston" per ta mbyllur eshte ajo qe nuk rresht kurre te na beje lajme, Lady Gaga me nje skenografi, veshje te "Armani Prive"
Carine Roitfeld me Givenchy
Daphne Guinness me McQueen
Dasha Zhukova me Balenciaga
Michelle Obama me The Independent
Shala Monroque me Jason Wu
Vanessa Traina me Givenchy
Rihanna me Maria Luisa e Cacharel
Mbreteresha Elisabetta
Sarah Jessica Parker me Halston
Lady Gaga me Armani Privč Ikub