BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Caji ndihmon qe te mos shtoni ne peshe

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Caji ndihmon qe te mos shtoni ne peshe

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/1/2011, 02:05

    Caji ndihmon qe te mos shtoni ne peshe Images

    Nese konsumoni ushqim te shpejte, me konsumimin e rregullt te cajit mund ta parandaloni grumbullimin e kileve.

    Hulumtuesit kane zbuluar se nese konsumoni caj, e zvogeloni mundesine e ndikimit te perberesve te demshem ne gjak, te cilet ne menyre te drejtperdrejte jane ne lidhje me yndyren e ushqimit qe mund te shkaktoje diabetin, tipi 2. Eksperimentet ne minj tregojne edhe shume dobi tjera prej ndikimit te cajit.

    Gjate studimeve, hulumtuesit e minjve u kishin sherbyer ushqim te pasur me shume yndyre, perderisa te tjereve u kishin sherbyer ushqim normal. Secilen prej ketyre dy grupeve e kishin ndare ne grupe dhe u kishin sherbyer uje, caj te zi, apo caj te gjelber per 14 jave rresht. Te dyja llojet e cajit e kishin zvogeluar peshen te minjte dhe e kishin hequr dhjamin ne bark si pasoje e ushqimit te pasur me shume yndyre.

    Caji i zi eshte efikas ne luften kunder perberesve te demshem ne gjak. Kjo ndikon ne nivelin e larte te kolesterolit, nivelin e larte te glukozes dhe rezistences ne insuline, qe jane shenja te diabetit, tipi 2, atehere kur trupi ne menyre efikase nuk e perdor insulinen, te cilen e prodhon. Problem kyc te njerezit me mbipeshe eshte se te shumica prej tyre shfaqet rezistenca ndaj insulines.

    Edhe pse ky zbulim do te duhet te vertetohet edhe te njerezit, eshte treguar si shume me rendesi. Tashme eshte vertetuar se caji e zvogelon rrezikun e semundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe semundjes se Parkinsonit. Disa hulumtime po ashtu theksojne se konsumimi i cajit per 10 vjet e me teper shton dendesine e eshtrave.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/11/2024, 23:51