BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Botoksi, aplikimi i tij ne estetike dhe mjekesi

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Botoksi, aplikimi i tij ne estetike dhe mjekesi

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/1/2011, 15:48

    Botoksi, aplikimi i tij ne estetike dhe mjekesi Images

    Botoksi, ne mjekesi, perdoret te paralizat spastike dhe neuralgjite, tek migrena, ne neurologji, ne oftalmologji-per strabizem, ne gjinekologji te spazma, ne dermatologji te hyperhidrosa (djersitja e tepruar nen sqetulla, ne shuplaka dhe shputa, ndersa ne estetike, aplikohet cdo dite e me teper.

    Botulinum toxin eshte nje helm fascinues i prodhuar nga bakteri anaerob Clostridium Botulinum. Qe te perdoret ne mjekesi duhet se pari te izolohet, pastrohet dhe stabilizohet ne laborator special. Ekzistojne 7 forma te toksines antigjenike te botoksit nga te cilat me e pershtatshmja dhe me e perdorura eshte tipi A. Injektimi i saj behet ne muskuj siperfaqesore me c’rast duke bllokuar funksionin e fijeve te (perzgjedhura) te tyre, arrihet relaksimi. Duhet te kuptohet se efekti i saj nuk verehet menjehere pas injektimit.

    Shenjat e para mund te verehen pas 48 oreve te para dhe maksimumin e arrin pas 2-3 javesh. Varesisht nga fortesia e muskulit te trajtuar dhe dozes se perdorur ky efekt zgjat per 4- 6 muaj.

    Botoksi ka gjetur perdorim si ne mjekesi ashtu edhe ne estetike

    Ne mjekesi perdoret te paralizat spastike dhe neuralgjite, tek migrena, ne neurologji, ne oftalmologji-per strabizem, ne gjinekologji te spazma, ne dermatologji te hyperhidrosa (djersitja e tepruar nen sqetulla, ne shuplaka dhe shputa, ndersa ne estetike aplikohet cdo dite e me teper. Gazetat boterore duket se bejne gare cdo dite per numrin e artikujve per botoksin edhe perdoruesit e tyre duke i permendur edhe emrat e mjekeve me performance me te mire dhe numer me te madh te klienteve e sidomos atyre VIP.

    Botoksi aplikohet per te eliminuar rrudhat e fytyres dhe kryesisht te mimikes, si; rrudhat anash syve, buzeqeshjes, rrudhat ne hunde, ne qafe. Pastaj perdoret per ngritje vetullash, per ngritje te majes se hundes, kendit te buzeve qe japin pamjen deshperuese, e deri te mbulimi i mishit te dhembeve, d.m.th. permiresimin e te qeshurit te quajtur “Gummy smile”. Po ashtu me botoks mund te arrihet nje lifting i fytyres ne pergjithesi duke i permiresuar vijat e fytyres.

    Sa i perket djersitjes se tepruar, eshte nje nga metodat me te preferuara ne nivelin e meshkujve afariste dhe te angazhuar ne punen e tyre stresuese dhe tek ata qe jane vazhdimisht para kamerave qe u tregon djersitjen e tepruar. Me injektimin e botoksit, arrihet qe djersitja te reduktohet ose edhe te minimizohet ne ate menyre qe ata persona te funksionojne si personat tjere.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:14