Stresi shume rende mund t’i demtoje qelizat e reja nervore te trurit, kane bere te ditur hulumtimet e reja amerikane.
Ne studimet e bera ne Universitetin e Mjekesise dhe Shkences ne Chicago, nje djalosh me natyre agresive dhe fyeres, eshte vendosur ne nje dhome me dy te moshuar, ne menyre te detyruar per rreth 20 minuta, derisa shkencetaret kane matur hormonet e tyre te stresit.
Bazuar edhe ne hulumtimet e mehershme, ekipi ka pritur qe qelizat e reja nervore ne qendren qe kontrollon humorin e njeriut (gjendjen psikike) ne tru, nuk do te zhvillohen aspak, sidoqofte, ata kane gjetur se qelizat e fresketa fillimisht jane zhvilluar por me pas kane qene te shkaterruara, gjate kalimit te javes ne vijim.
Ata besojne se keto zbulime mund te ndihmojne per te trajtuar stresin dhe depresionin. Sic percjell Reuters, udheheqesi i hulumtuesve ka thene: “Nese ne mund t’i mbajme gjalle keto qeliza te reja, do te mund te jemi ne gjendje te parandalojme ose stopojme llojet e simptomave depresive te cilat mund normalisht te paraqiten”. Nje numer shume i madh njerezish vizitojne mjekun per probleme te shendetit mental, ne mesin e te cilave, dominues eshte edhe stresi.