Bashkepunimi mides shkences dhe magjise, aromaterapia eshte nje praktike terapeutike jo e provuar shkencerisht, por ka nje efekt real mbi njerezit. Nje parfum i mire mund te rizgjoje ndjenjat, te eleminoje lodhjen, te fitoje mbi trishtimin dhe shume gjera te tjera. Cdo arome ka diversitetin e saj mbi trupin dhe spikiken, per kete arsye, te zgjedhesh nje parfum te pershtatshem eshte shume e rendesishme. Per me teper, nuhatja eshte nje nder senset me te ndjeshem, dhe per kete te perdoresh ujra te parfumuar, natyral apo esence me alkool ose me baze te vajrave esencial, ndikon shume ne humorin tone.
Te fillosh diten me nje leng portokalli siguron nje efekt mireqenije per te gjithe diten, ashtu sikurse te hidhni dy pika vaj esencial me agrume mbi lekure. Portokalli relakson gjendjen e ankthit, limoni pervecse eshte nje dizinfektues shume i mire, eshte dhe qetesues qe favorizon perqendrimin, mandarina lufton tension dhe nervozizmin. Per me teper vajrat esencial mund te perzien midis tyre, per te patur efekt me mire.
Por humori i mire nuk vjen vetem nga agrumet, ekzistojne vajra te tjere esencial te cilet stimulojne ndjenjat te tille si: rozmarina apo borziloku. Vecanerisht te pershtatshem per femrat jane trendafilat qe luftojne depresionin femeror. Por jo te gjithe parfumet mund te "vishen" lehtesisht.