BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 veshjet qe nuk duhet te mungojne ne garderoben e nje femre

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 veshjet qe nuk duhet te mungojne ne garderoben e nje femre

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/1/2011, 17:57

    10 veshjet qe nuk duhet te mungojne ne garderoben e nje femre Images

    Qe kur Audrey Hepburn e veshi ne filmin e famshem "Mengjes tek Tiffany", fustani i zi tub, u kthye ne simbolin e elegances super klas.

    Fustani i zi i vogel

    Qe kur Audrey Hepburn e veshi ne filmin e famshem "Mengjes tek Tiffany", fustani i zi tub, u kthye ne simbolin e elegances super klas. Por eshte nje nga veshjet me demokratike qe ekzistojne. u shkon te gjithave, mjafton te zgjedhesh modelin e duhur. Sepse eshte fustani te cilit kur e veshim, na ben te ndihemi te sigurta, edhe pse nuk jemi, duke ndjekur tendencat e stines. Pastaj ka edhe nje avantazh, mund ti japesh pamje te ndryshme thjeshte duke ndryshuar aksesoret. Qe nga perlat klasike deri tek bizhuterite etnike, gjithecka eshte e vlefshme. Gjatesia e tij varion, mund te mbahet tek gjuri, por mund te mbahet edhe ne versionin "longuette" ose mini. Ndalohet rreptesisht ta veshesh me cizme. Shkon ne menyre perfekte me sandale me take 11 cm, mundesisht ngjyre ari ose argjendi edhe keto te kombinuara me ndonje aksesore te te njejtes ngjyre.

    Kemisha

    Nuk mund te mungoje ne garderobe, sepse nje kemishe e bardhe te shpeton nga cdo dileme. E hekurosur ne perfeksion, reflekton nje imazh te paster, thjeshtesi dhe elegance formale ose informale, kjo varet nga kombinimet. Pershtatet me se miri me pantallonat stil mashkullor dhe gjithashtu me takashume te larta, eshte perfekte me fund te zi deri tek gjuri, duket trendy me nje pale xhinse dhe cizme.

    "Forever jeans"

    Ne nje prej rafteve jane palosur ato, te preferuarat. Te konsumuara deri ne grisje, me vrima e me fije te dala, shoqeruese te dhjetra aventurave dhe veshja ideale qe te ka nxjerre kaq here nga situata kur ske ditur cte veshesh. Cdo stine eshte e mire per te kerkuar nje pale xhinse, komode dhe seksi, perfekt me taka te larta apo me balerina, qe i kombinon me cdo gje. Nese gjen ato qe te pelqejne, bli te pakten dy pale. Nuk do te pendohesh. Pavaresisht modes, eshte e keshillueshme qe te qendrosh ne territorin e njohur te bluse se erret.

    Xhaketa e lekures

    Eshte nje veshje qe vishet kudo dhe zgjate me vite te tera. Nese zgjedh nje material te mire dhe cilesore, sa me shume kalojne vitet aq me e bukur behet. Nje xhakete e tille ne version sportiv ose frymezuar nga vitet 60' mund te kombinohet edhe me nje look klasik, por edhe me nje fustan dite. Kurse nje xhakete cope, si klasikja me tre kopsa, mund te beje serioz cdo look.

    T-shirt per te gjithe

    Nje T-shirt eshte baza e cdo garderobe, kushton pak, gjendet praktikisht kudo dhe mund te zgjedhesh mes qindra variantesh. E bardha mund te sherbeje si nje baze, e pastaj personalizohet me aksesore, spila me gure te vertet apo flase, shall i holle apo i trashe, supervarese me ngjyra, nje shirit peliceje. Pastaj bluza e bardhe eshte veshja me themelore qe mund te mendohet perfekte kur te kap paniku i "Dress code". T-shirtet me ngjyre mund te vishen nen xhaketa, kurse ato me shkronja, stil cupeline, eshte mire qe te lihen per momente spertive.

    Kur thua kashmir, ke thene investim

    Eshte nga ato veshje qe kur i blen, quhen investim, sepse te hyn aq shume ne pune, sa nuk do te pendohesh kurre. Disa here me i ngrohte dhe me i ngrohte sesa leshi, eshte nje perkedhelje mbi lekure. Ne vere te mbron nga ajri i kondicionuar, kurse ne dimer nuk te le te ngrish nese e vesh nen pallto. Ne versionin "twin-set" te ben te dukesh zonje, kurse me jake V mund te vishet me xhinse.

    Pantallona...te zeza sigurisht

    Nje pale pantallona te zeza elegante nuk duhet te mungojne kurrsesi. Para se gjithash, sepse e zeza te tregon me te dobet dhe eshte e lehte te kombinohet me cdo gje. Me nje pale pantallona te zeza, je e sigurt se nuk gabon kurre. Me mire zgjidh modele klasike dhe jo shume te ngjitura pas trupit, material jo sintetik. Rri sa me larg pantallonave te zeza prej lekure false qe rrine shtrenguar pas kofsheve, e veshur me to edhe Victoria Beckham do te dukej e shendoshe.

    Dite fustanesh

    Shumeca prej nesh kalon pjesen me te madhe te kohes me pantallona, por disa raste kerkojne nje fustan dite. Nje nga ata te thjeshtet me menge trecerekeshe ose pa menge fare, i perdorshem si ne dimer ashtu dhe ne vere. Ne stinen e nxehte eshte perfektee me sandale te sheshta me bizhuteri etnike, ne dimer vishet me pallto te medhate trikotuara, geta te trasha dhe cizme te buta. Mos u limitoni ne ngjyra, por beni kujdes me gjatesine. Me nje fustan deri ne gju nuk gaboni kurre.

    Ethe prej mendafshi

    Nje kemishe e mendafshte eshte e nevojshme. Pervec kenaqesise qe te jep mendafshi ne lekure, sepse i ben veshjet te rreshqasin mbi te, nje kemishe e tille mund te jete idealjaper te fjetur. Perfekt ne ngjyrat e shampanjes dhe fildishit, nje kenaqesi si per lekuren edhe per shikimin.

    Moda shkon e vjen por kostumi mbetet!

    Ne versionin xhakete-fund ose xhakete-pantallona, eshte nje veshje e domosdoshme femerore. Nese do qe te zgjase me shume sesa nje sezon, zgjidh materiale cilesore dhe nje prerje klasike. Nje Armani eshte investim qe zgjat ne kohe. Nje alternative tjeter e vlefshme eshte ta qepesh me porosi tek nje rrobaqepes burre, pasi jane mjeshtra te prerjeve dhe qepjeve. Persa u perket ngjyrave, me ngjyrat klasike si e zeza, grija dhe ngjyre miu, je e sigurt. Te pershtatshme jane edhe bluja ne pranvere ose e bardha. Ikub

      Ora ėshtė 16/11/2024, 01:52