BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te kombinosh aksesoret me veshjet

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te kombinosh aksesoret me veshjet

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/1/2011, 23:28

    Te kombinosh aksesoret me veshjet Images

    Aksesoret mund te nxjerrin ne pah ngjyren e lekures ashtu dhe veshjen tuaj.

    Reflektojne cila je, pikerisht ashtu si veshjet dhe truku. Por si ti kombinojme korrektesisht me veshjen? Ndiqni me kujdes keshillat tona per te "veshur" bukur aksesoret dhe verini ne zbatim.

    1- Kombinimet per tu evituar

    Beni kujdes me materialin e veshjeve: trikot prej leshi shpesh mund te kapen ne aksesore si ne unaza apo vath. nese jeni pak e mbushur, beni kujdes mos ekzagjeroni me aksesoret, te cilet rendojne me shume pamjen tuaj. Motivet grafike dhe guret me dimensione te medha bien shume ne sy. Vareset shume te fryra dhe te ngjitura pas qafes duhet ti evitoni.

    Ngjyra e aksesoreve sipas profilit tuaj. Cfare tip gruaje jeni? Sipas sezoneve zbuloni se cilat jane aksesoret e duhur per ju dhe ngjyrat qe ju shkojne.

    * Femra e pranveres: Ka floke geshtenje, shpesh me refleks te kuq ose te arte. ngjyra juaj e preferuar eshte e arta. keni sy jeshil, bojqielli ose te kafte.

    Aksesoret qe bejne per ju: zgjidhni tone te ngrohta si e kafta, e arta, portokallia ose mund te synoni edhe per ngjyrat pastel: jeshile, blu e forte, e argjend, fildish. harroni te zezen te bardhen.

    * Femra e veres: Ka floke te verdhe, lekure te celet dhe sy bojqielli ose jeshil.

    Aksesoret qe bejne per ju: Aksesoret ne ngjyre te argjend apo ne platin, me gure te cmuar si diamant apo rubin, aksesoret e arte nuk jane mire me ngjyren e lekures tuaj. Ngjyra e veshjeve tuaja: Duhet te jene te shkelqyeshme ne ngjyrat e se kuqes , turkeze, e verdhe, por duhet te evitoni portokalline. Gjithashtu edhe ngjyra gri dhe pana ju pershtatet me se miri.

    * Femra e vjeshtes: Ka floke geshtenje ose te kuq, lekura eshte me njolla te vogla kafe apo quka, me sy ngjyre geshtenje apo jeshil.

    Aksesoret: Duhet te jene ar te verdhe ose te kuq, ndersa per guret e cmuar synoni per koralet. Ngjyra e veshjeve: Tonalitet e ngrohta per te rizgjuar ngjyren e lekures. Ngjyra blu, e bronxte, apo kaki jane ngjyrat qe ju rrine me se miri. Evitoni ngjyren e zeze ose te kuqe te ndezur.

    * Femra e dimrit: Ka floke te erret, te zinj, apo mme reflekse te ngjyres geshtenj, ngjyra e lekures eshte e zbehte ose e fildishte, ka sy ngjyre geshtenje, blu apo jeshil.

    Aksesoret: Ashtu si dhe femra e veres, zgjidhni tonalitet e ftohta, platin, argjend dhe gure te cmuar si diamant dhe rubin. Ngjyra e veshjeve: pergjithesisht duhet te zgjidhen ngjyra te gjlla si e kuqe, blu elektrike, roze e ndezur, e bardhe dhe e zeze. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 11:42