Mundet dhe duhet bere kur jemi tek te 30-t ashtu si dhe kur jemi 40 vjec?
Per ta bere eshte e rendesishme te kuptoni se pamja juaj nuk eshte me e njejta dhe si duhet bere make-up i duhur. Per te mos u dukur qesharake eshte e rendesishme te zgjedhesh trukun e duhur, te shohim cili eshte make-up qe na pershtatet per te minimizuar defektet, rrudhat te cilat fillojne te dalin. Dikush thote se te 30-t e viteve te sotme jane si te 20-t e disa viteve me pare. Stresi eshte nje nder faktoret me te rendesishem i cili kontribuon ne plakjen e lekures, keshtuqe eshte mire te filloni te perdorni kremra antirrudhe, te cilet nuk do te bejne mrekullira por do te mbajne nen kontroll daljen e rrudhave.
Disa eksepert keshillojne te beni cdo mengjes dhe ne mbremje masazh per fytyren. Persa i perket make-up, harrojeni trukun prej kukulle, pasi eshte me i pershtshem per adoleshent dhe jo per nje grua ne karrier. Gjate dites, evitoni efektin smoky eyes dhe synoni per kujdesin e fytyres duke perdorur fondotinte dhe fard. Perpiquni qe here pas here te beni pastrimin e fytyres, per eleminimin e qelizave te vdekura. Make-up over 40 duhet te jete per fytyre me te pjekur dhe ne vecanti te jete e shkelqyeshme dhe e hidratuar. Korrektori luan nje rol te rendesishem dhe duhet te kalohet jo vetem tek pjesa e poshtme e syve por edhe tek kapilaret si dhe tek njollat e errta nese keni. Fondotinta duhet te hapet me shume kujdes duke i kushtuar vemendje te vecante zones se hundes, te qafes dhe te qepallave te syve. Persa i perket pjeses tjeter te make-up duhet te vleresoni situaten dhe te kuptoni nese eshte e rastit per te perdorur tone pluhur per syte. Per buzet zgjidhni gjithemone nje ngjyre neutro, shkelqyes apo buzekuqe dhe me pare eshte mire te aplikoni nje balsam.