Shpreh deshiren tende: Kam deshire per ty. Te deshiroj shume. Jane fjale qe meshkujt nuk i degjojne shpesh dhe u bejne mire.
Nje mashkull e di se nuk eshte me terheqesi, me inteligjenti, me i pasuri, por nese di qe eshte i deshiruar, jeta i duket e bukur. Fjale si keto e bejne te ndihet i sigurt dhe i lumtur. Shpesh burrat kane frike se po i kerkojne shume partneres se tyre nga pikepamja intime. Jane pra, shume te ndjeshem ndaj kenaqesise se provuar nga partnerja e tyre, ne fakt eshte shenja qe dhe asaj i pelqen! Duket si e pavlere, po kur, per shekuj e shekuj, grate jane mesuar te mos shfaqin dhe te mos provojne kenaqesi fizike, eshte e rendesishme te mesosh te flasesh. Kenaqesia me madhe per nje mashkull eshte te degjoje nga partnerja e tij fjalet: Me ben te lumtur. Eshte mire te dish se mund ti dhurosh lumturi nje njeriu tjeter, eshte si te zoterosh nje fuqi te pamase. Nje burre ndihet i forte dhe eshte me mire me veten e tij..