Pas cdo veprimi ka nje shpjegim psikologjik, mund tju duket qesharake por menyra se si trukoheni flet shume per personalitetin e nje femre. Prandaj natyrshem mund te themi, me thuaj si trukohesh te te them si je.
Grimi i tepert
Grimi i tepert ka funksionin e maskes mbrojtese. Femra e cila fshihet pas saj eshte fatkeqe. Ne qofte se femra zakonisht perdore grim mesatar dhe papritmas fillon te perdore ngjyra te gjalla, psikologet thone se ajo eshte duke kaluar neper nje periudhe kritike. Grimi i tepert interpretohet edhe si shpehje e deshires qe te behet nje ndryshim i madh.
Pa grim
Femrat te cilat nuk perdorin kurre grim nuk besojne, nuk pranojne feminilitetin e tyre. Arsyet jane nga me ndryshmet. Mos perdorimi i grimit mund te jete deshire e femres, e cila do qe te jete e barabarte me mashkullin.
Syte e theksuar
Femrat te cilat theksojne syte e tyre jane bashkebiseduese te mira. Intelektin dhe mendjen e vleresojne me shume se emocionet dhe ndjeshmeria. Aq sa mire i vleresojne te tjeret per shkak te mendimit te sinqerte per to, aq me shume i mbajne per vete ndjenjat e dhe mendimet e tyre.
Gjithmone i njejte
Grimi gjithmone i njejte zbulon femra konservative. Mendojne se cfaredo ndryshimi, madje edhe i nuances se buzekuqit, do ta prishe ekuilibrin.
Ndihma profesionale
Femrat te cilat rregullohen me ndihmen e profesionisteve, nuk kane besim ne gjykimin e tyre dhe veshtire percaktojne prioritete. Kur dalin per te bere pazar, zakonisht marrin shoqen ose bashkeshortin me vete per te vendosur ne vend te tyre, e kujdesin per fytyren ua lene profesionisteve.
Maturia
Edhe pse nuk kenaqen gjate rregullimit, keto femra megjithate kujdesen per vete per shkak te mendimit te te tjereve. Perdorin rimel dhe shkelqim per buze. Ato nuk duan te theksohen , cmojne modestine dhe shijen e mire. Ato jane zakonisht femra shume inteligjente te cilat grimin e tepert e cilesojne si menyre primitive per te terhequr vemendjen e te tjereve. Ne thellesi te shpirtit mendojne se nje femer vertet e mencur, nuk duhet te duket si kukull dhe se femrat me bukuri siperfaqesore, jane teper ne dispozicion.