Eshte e rendesishme pjesa e trupit ne te cilen do ta vendosni, ne cilen menyre, por edhe ne cilen periudhe te vitit.
1- Mos e vendosni parfumin me gishta direkt nga shishja. Vaji nga lekura juaj do te hyje ne shishe dhe keshtu do te ndikoje ne esencen e aromes. Perdorni parfume me sperkates apo hidheni parfumin ne nje cope dhe me pas vendoseni mbi lekure.
2- Kur e hidhni aromen vendoseni nga kyci i dores e lart. Mbani mend se aroma gjithemone grihet. Po ashtu mos harroni asnjehere rregullin e arte te parfumit: vendoseni ne menyre te kursyer.
3- Beni kujdes qe parfumi mos te bjere ne kontakt me rrobat . Vendoseni vetem ne lekure dhe ne ato pjese ku do te perhapet me mire e do te shnderrohet ne arome te vertet, respektivisht ne pellembe te dores dhe ne nyje te kembeve. Kini parasysh se parfumi mund te lere njolla ne disa pelhura te ndjeshme, vecanerisht ne mendafsh. Per kete arsye, me mire eshte ta vini parfumin para se te visheni.
4- Mos blini parfum vetem se ai ka ere te kendeshme tek shoqet tuaja. Parfumi i njejte mund te mos jete i kendeshem tek ju. Per kete arsye provojeni ne dore para se ta bleni.
5- Kujtoni gjithemone se tek parfumi ndikon edhe stina e vitit. Aromat me te forta dhe me te renda jane me te pershtatshme gjate diteve te ftohta te viti, ndersa ato me te lehtat , per ditet e nxehta.
6- Kur blini parfum, mundohuni te mos testoni me shume se tre parfumi te ndryshem pernjehere, sepse hunda juaj nuk do ti dalloj me. Parfumet e perziera, mund tju shtyjne te blini ate qe nuk ju pershtatet fare.
7- Mbrojeni parfumin nga drita dhe i nxehti, ne menyre qe ti zgjasni aromen. Me shume do ti pershtatet tavolina e tualetit, ne dhomen e fresket te gjumit, se sa vendet e tjera ku mund ti mbani. Ikub