Si te shpetoni kur e teproni me procesin e zbukurimit, ose kur gjerat shkojne keq?
Cfare te beni nese keni shtrydhur pucren dhe keni infektuar lekuren, i keni prere vete floket dhe e keni tepruar me shkurtimin e ballukeve, ose nese keni vendosur shume krem per nxirjen e lekures? Nuk ka vend per panik!
- I keni prere shume balluket!
terhiqni balluket ne njeren ane, sepse ne kete menyre do te maskoni gjatesine e tyre derisa floket te rriten serish. Per tu dhene forme flokeve, perdorni xhel te cilin do ta vendosni deri sa ti keni floket ende te pathara. Vec kesaj, balluket mund ti kapni me kapese flokesh.
- I keni zbardhur shume floket me dekolorant!
Perdorni nuanca per floke, ose ngjyre gjysme te qendrueshme, me nje nuance me te erret se ngjyra aktuale e flokut tuaj. ne kete menyre do ta zbusni efekteni e tepruar biond te flokeve tuaj. Gjate zgjedhjes se nuances se duhur ekspertet rekomandojne te blini preparat nga kategorite e quajtura "tone natyrore"dhe ne asnje menyre te zgjidhni ato qe kane mbishkrimin tone te ftohta ose tone te ngrohta.
- Keni vendosur shume krem per tu nxire!
Vija e pare e mbrojtjes eshte qe te pastroni lekuren me uje te ngrohte dhe gjate kesaj kohe te perdorni ndonje preparat te lehte piling. Pas dushit, ne lekure vendosni locion i cili permban acid laktik, me ane te se cilit do ta shpejtoni procesin natyror te eleminimit te qelizave te vdekura. Pas nje ose dy ditesh, lekura juaj do te kthehet ne ngjyren qe ka pasur para se te perdornit kremin per nxirje.
- E keni shtrydhur pucren!
Me nje pambuk te paster vendosni mbi akne ndonje krem ose locion antibakteror me qellim qe te zvogeloni skuqjen dhe te pengoni shfaqjen e infeksionit. Ne rast se vrima e pucres eshte edhe pas ketij veprimi pjeserisht e mbushur, nderpritni perdorimin e kremit antibakterial, spese kremi pengon pastrimin e teresishem te vrimes. Ne nje vend te saj lyejeni aknen me hidrogjen 3%, i cili do ti shkaterroje bakteriet. i gjithe procesi perfundon me vendosjen e kremit kundra yndyror hidratues dhe bazes per makiazh. Ikub