Lamtumire orizit embelsirave dhe buqetes mbetet vetem fustani i bardhe.
Jane zhdukur thuajse krejtesisht zakonet e vjetra sic tregon Daily Mail nga festa e paguar prej prinderve te tullumbacet qe zene venin e orizit. Tani mendojne agjencite per gjithcka. Per me teper ndryshimi i gjendjes civile azhornohet ne Facebook
Embelsirat qe dikur beheshin ne shtepi sot nuk ekzistojne me. Per kete pune jane kutite e cokollatave te firmave me te mira ne treg dhe me cmime nga me te ndryshmet sipas cilesive. Po torta me shume kate Edhe ajo qe u ndahej miqve qe vinin per vizite ka dale nga moda. Sot embelsirat jane bere te vogla nje per secilin te ftuar. Martesat sot behen sipas deshirave dhe mundesive traditat e vjetra po dalin gjithmone e me shume jashte mode dhe cdo cift vendos vete sipas shijeve dhe portofolit per ate qe duhet bere ne diten me te lumtur te jetes. Me pak fjale nje martese sipas deshires shume e sofistikuar. Ai qe i ka rezistuar ndryshimit frenetik te jeteses eshte fustani i bardhe por edhe atij i ka mbetur vetem emri. Sot fustanet mund te jene te te gjitha ngjyrave ne diten e dasmes duke nisur nga ajo pana e deri tek i kuqi me lloj-lloj zbukurimesh dhe modifikimesh i shkurter para i gjate pas me nje krah me lule me ngjyra me fjongo ne mes. Fustani i bardhe ne epoken viktoriane simbolizonte pastertine dhe virgjerine cka do te thote se bardhesia nuk mund te perdoret ne martesat e dyta. Per me teper ne kohen e dasmave moderne gjendja civile azhornohet menjehere ne Facebook.
Kohe te veshtira per nuset e ka titulluar anglezja Daily Mail duke publikuar nje sondazh per te gjitha traditat martesore qe kane dale ose do te dalin nga perdorimi. Keshtu ceremonia sot nuk paguhet me nga prinderit llastiku i corapeve nuk merret me borxh nga shoqet po ashtu eshte harruar zakoni qe nusja merrej ne krah sapo fuste kemben te shtepia e burrit. Ka perenduar koha kur kaloheshin net te tera pa gjume duke bere planifikime e duke u zene me familjaret se kush duhet ftuar e kush jo apo per vendet qe u takojne te zene ne dasma. Tani per fat te mire ekziston wedding planer agjenci te specializuara ne cdo qytet te botes qe marrin persiper te clirojne ciftin qe do te martohet nga cdo lloj stresi dhe shqetesimi per diten e tyre te lumtur.
Per me teper renia e numrit te martesave fetare ne favor te atyre qe celebrohen vetem ne bashki bashke me rritjen e numrit te divorceve dhe te martesave te dyta. Po ashtu sot shume te preferuara jane martesat per tu bere ne vende qe mbajne mbi shpine tradita te vjetra historike dhe kulture si parqe arkeologjike muze etj. Sot agjencite e specializuara mendojne per udhetimin e muajit te mjaltit ne vendet me ekzotike mjafton te jesh i gatshem te paguash ate qe kerkohet. Por ndryshimi i traditave eshte bere pre edhe e ritualeve qe ndryshojne mes te cilave buqeta e luleve qe sillet nga bashkeshorti hedhja e tyre per mikeshat beqare zakoni qe nusja pergatit tashme me te emen dhomen martesore ku nuk duhet te fleje per asnje arsye me bashkeshortin e ardhshem para dites se marteses. Per te mos folur per orizin qe tani eshte zevendesuar me tullumbacet te vogla te medha ne forme zemre qe pushtojne qiellin ne kete dite.
Gjerat kane ndryshuar
Te martohesh sot nuk te bind. Nese ke nje pune te mire nje shtepi je e lire dhe e lumtur nuk ke pse te pretendosh per nje mashkull ne krahe. Pyetja qe sot shume femra i bejne vetes eshte A ia vlen te martohesh Ja se cu ndodh grave pasi martohen. Shumica ndryshojne teresisht menyren e jeteses punen madje edhe sjelljen tregon shkrimtarja Elisabeth Gilbert ne librin e saj bestseller Eat Pray Love. Sipas perfundimit te saj martesa sot eshte me me leverdi per meshkujt sesa per femrat.
Per meshkujt e martuar studimet kane treguar se jetojne me gjate se beqaret grumbullojne me shume pasuri jane me te kenaqur se beqaret u rezistojne alkoolit dhe drogave vuajne me pak nga depresioni. Per sa u perket femrave avantazhet jane thuajse inekzistente grate martohen per dashuri duke menduar se do te jene me te lumtura. Per me teper vuajne me shume nga ankthi sesa simotrat e tyre beqare. Kane me pak sukses ne pune dhe nivele stresi shume me te larta se te pamartuarat. Per me teper rrezikojne te vdesin te vetmuara per shkak te stilit te jetes.
Shkrimtarja Gilbert e cileson si marriage benefit imbalance cekuilibri i avantazheve martesore grate humbasin mundesite burrat fitojne lotari. Nje logjike e papranueshme per vajzat e arsimuara autonome te mesuara qe ia dalin vete per gjithcka dhe te kene ne dore frenat e jetes se tyre seksuale. Dikur grate martoheshin per tu larguar nga babi per te arritur prestigj dhe per tu permiresuar ekonomikisht. Te tria keto elemente sot nuk ekzistojne me. Te martohesh nuk te sjell ndonje leverdi te madhe. Sot nuk ka femra Hirushe qe mezi presin princin e kalter. Femrat gjenden ne nje pozicion te leverdishem.
Ka nga ato qe martohen vetem me ata meshkuj qe i shtyjne drejt aspiratave per te ecur sa me lart ne te kundert nuk ngurrojne dy here per te kerkuar divorcin tregojne psikologet. Ne vendet e Europes jo vetem numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet por edhe shifra e atyre qe vendosin te ndahen pas nje periudhe te shkurter se bashku po rritet me shpejtesi. Ne Itali ne 1000 martesa 272 perfundojne ne ndarje dhe vetem 151 ne divorce. Ndarja nuk njeh moshe dhe meqe martesat po shtyhen gjithmone e per me vone edhe te divorcuarit jane kryesisht me te moshuar./infoarkiv/