Eshte e gabuar te mendoni se nje material eshte njesoj me nje tjeter, disa pelhura adaptohen me mire se disa te tjera dhe ne kete menyre e bejne me te bukur fustanin. Nje gje shume e rendesishme per te zgjedhur materialin e fustani te nuses eshte dhe sezoni kur do te zhvillohet ceremonia. Atelier-t profesionale keshillojne nje material te pershtatshem per fustanin e zgjedhur, me sezonin dhe fizikun e nuses.
Cilat jane materialet kryesore te perdorura per te qepur nje fustan nuse? Ti shohim se bashku.
* Mendafshi: ky eshte nje material i cili mban vendin e pare persa i perket fustaneve te nuseve. Eshte me i perdoruri, eshte i lehte, i shkelqyeshem dhe qendron i ngrire.
* Sateni: eshte nje material i lemuar, i shkelqyeshem dhe i rende. Karakteristika e tyre eshte se rrine te grire.
* Dantelle: eshte nje material qe ka konsistenca te ndryshme. Ka shume tipe dantellash.
* Dantelle Sangallo, ka nje punim te pambukte, vecanerisht i dekoruar dhe shume e vlefshme.
* Dantelle e thurur, eshte nje material shume i rende.
* Dantelle Chantilly, eshte nje dantelle me mendafsh francez shume e vlefshme.
* Dantelle Brukseli, eshte nje dantelle e thurur me lule dhe me gjethe.
* Tyli: eshte material si rrjete, zakonisht ne mendafsh, shume i holle dhe i lehte, karakterizohet nga vrima te vogla gjashtekendore. I pershtatshem per funde, per krahe dhe per vello.
* Shantugn: eshte nje material prej mendafshi shume e shkelqyeshme dhe e lehte.
* Tafeta: eshte nje material mendafshi por shume i ngrire.
* Organza: eshte nje material i lehte dhe transparent, lehtesisht i ngrire me efekt madreperl.
* Lurex: eshte nje material sintetik me reflekse te argjend dhe me pamje te shkelqyeshme metalike.
* Mikado: eshte nje material japonez prej mendafshi te rende.
* Jacquard: eshte material i realizuar nga nje telaio e vecant e cila krijon figura gjeometrike.
* Brokade: eshte nje material i rende prej mendafshi me motive lulesh te cilat mund te realizohen me fija te arta ose te argjendta. Ikub