Nje bukuri delikate dhe e rafinuar, ideale per diellin e pare pranveror.
Kane kaluar pak dite nga ardhja zyrtare e pranveres! Duke lene menjane ngjyrat e erreta te dimrit, lerini vendin pranveres te lulezoje ne lekuren tuaj, me nje nder ngjyrat e saj te preferuara qe eshte roza, ngjyra e luleve. Ngjyra roze eshte nje ngjyre me dhunti te shumta, i pershtatshem per ti dhene make-up-t tuaj cdo lloj theksi qe deshironi, nga look-u romantik prej kukulle, deri tek look-u "rock" gjithashtu dhe efektin pin-up, mjafton te perdorni nuancat e duhura.
Ne fakt ngjyra roza mund te jete nje ngjyre dhe e ngrohte dhe e ftohte, nese tenton drejt lejlas eshte i pershtatshem per tu kombinuar me ngjyrat e ftohta dhe i shkon mire kush ka ngjyren e lekures shume te hapur dhe floke biond. Nuancat e kajsise dhe korale u shkojne mire bruneve dhe ato qe kane ngjyre lekure te erret. Kjo pranvere sjell nje truk natyral e cila do te jete nje nder tendencat me te perhapura, keshtuqe perdorni nuanca te rozes per syte duke lene buzet ne ngjyren e tyre natyrale. Nese jeni fans i buzekuqit te ndezur mos e teproni dhe me grimin e syve. Sigurisht edhe fard roze eshte shume ne trend kete pranvere, e rendesishme eshte te evitoni efektin e faqeve te kuqe, realizoni nje baze uniforme dhe sa me afer ngjyres tuaj natyrale. Ikub