Ne diten e dasmes duhet te jemi perfekte. Make-up-i, ashtu si dhe modeli i flokeve, duhet te rezistoje gjate gjithe dites, duhet te mbuloje defektet e mundshme te fytyres, por mbi te gjitha ai duhet te jete dhe sa me natyral.
Asnje nuse nuk do te ngjante mire po te transformohej ne nje maske karnavelsesh ne diten e dasmes, keshtuqe duhet te zgjidhni nje make-up sa me natyral te jete e mundur i cili mund te nxjerre ne pah linjat e fytyres. Gjeja me e mire do te ishte te benit disa prova me pare, ne kete menyre do te shihni se cfare ju shkon dhe cfare jo. Perpara se te filloni me make-up-n eshte e nevojshme te beni nje maske te pershtatshme per tipit tuaj te lekures dhe me pas do te ishte mire nje hidratues.
Nese keni nje lekure te mire dhe pa shenja(acne, qeska te syve etj) mund te zgjidhni nje krem me ngjyre ne tonalitet e rozes, edhe fardi duhet te jete roze. Tonalitet e syve zgjidhen sipas ngjyres se syve dhe ngjyres se lekures. Evitoni ngjyrat e erreta, keshtuqe mbeten jashte ngjyra e zeze, vjollce e mbyllur, grija dhe kafja, sikurse dhe tonet me ngjyra shume te ndezura. Buzekuqi, synoni per nje gloss me mbajtje te gjate, edhe per buzet vlejne te njejtat keshilla, jo buzekuqe te ndezur me mire nje roze. Po manikyri? Edhe duart duhet te jene te kuruara, keshtuqe thonjte nuk duhet ti hani por dhe shume te gjate perseri nuk vlejne. Ngjyra ideale eshte perseri nje roze e hapur. Ikub