Deshironi ta joshni? Zbuloni si te zgjidhni aromen e duhur per te terhequr vemendjen e tij.
Shpesh thuhet se menyra me e mire per te bere per vete nje mashkull eshte ajo qe ta "kapesh prej fyti". Sigurisht nje prej taktikave me te perdorura dhe me te sigurta, por me shume se shija eshte nje nder 5 senset qe meriton me shume vemendje, nje mashkull mund ta besh per mund ta kapesh nga nuhatja. Shume studime kane treguar rendesine e nuhatjes ne zgjedhjen e partnerit, pa dyshim nje nder stimujt primare ne sensualitetin njerezor. Era e partnerit eshte nje element i rendesishem ne terheqje, permes nuhatjes mund te aktivizohet joshja, nje deshire ose nje pasion, ose ne rast te kundert mund te bllokoje motivimin erotik. Ndaj stimujve olfativ ne jemi mesuar te asocojme ndjenjat dhe emocionet, nje parfum i thjeshte mund te dhuroj nje gjalleri ose mund te ndezi deshiren. Por edhe ne kete rast meshkujt dhe femrat nuk jane njesoj, sensibiliteti olfativ eshte i ndryshem ne te dy sekset, kapaciteti per te dalluar aromat eshte me zhvilluar tek femrat sesa tek meshkujt.
Nese deshironi aroma klasike
Nese partneri juaj pelqen aromat tradicionale si uji i kolonjes, synoni ne esenca "luksoze" me jasemin ose vanilje, keto aroma do te ngacmojne nuhatjen e tij.
Nese deshironi te bini ne sy
Nese eshte nje tip qe deshiron te jete ne qender te vemendjes, atehere esencat sensuale dhe te fresketa bejne per ju. Parfumi i duhur duhet te kete perberje mente, mandarine, ose fruta ekzotike.
Nese eshte i apasionuar me aroma ekzotike
Nese partneri juaj eshte i terhequr nga tonalitete orientale, ngacmojeni ate me parfumin e duhur, eau de toilette me arome nga buqeta delikate.
Nese atij i pelqen e reja
Nese kuptoni se partnerit tuaj i pelqen te ndryshoje shpesh parfum, sipas modes se momentetit, atehere kete gje beni dhe ju. Spruconi ne lekuren tuaj eau de toilette me aroma te luleshtrydheve, arre moskat jane nder esencat e reja te ketij sezoni. Ikub