Sekreti qendron ne ate se cfare mbani ne dhomen e gjumit, cfare beni ne menyre rutinore cdo dite dhe ne formen se si perballoni stresin tuaj.
Te hapesh syte ne kohen e duhur pa ndihmen e ziles per shume prej nesh eshte dicka e pamundur dhe thuajse utopike. Por sipas hulumtimeve te fundit te Universitetit te Firences kjo eshte shume e shendeteshme dhe i ndodhe nje pjese te kondierueshme personash, te cilet kane nje aftesi te fituar per te komanduar gjumin.
Kerkuesit shpjegojne se ne realitet ekziston nje menyre per tu zgjuar pa ndihmen e ziles.Te eleminosh zilen e zgjimit nje here e mire nuk eshte ndonje gje e pamundur. Filimishte duhet te kaloni 4 hapat e meposhtem:
1.Mos mbaj asnje ore ne dhomen e gjumit.
2.Mos mbaj asnje telefon apo cellular afer.
3.Mos mbaj asnje televizor apo kompjuter te ndezur dhe prane shtratit.
4.Perdor tenda, por jo shume te errta.
Duhe te kemi parasysh se cdo organizem ka tempizmin e tij, reagon sipas ritmeve vetjake dhe pergjigjet ne forma te ndryshme kundrejt stimujve te jashtem. Ajo qe eshte shume e rendesishme per te gjithe lidhet me domosdoshmerine per te eleminuar presionin psikologjik qe ushtron idea e zgjimit ne nje ore te caktuar dhe nderprerja e menjehereshme e gjumit nga zilja e mengjesit. Edhe pse eshte e veshtire, kjo nuk nenkupton qe eshte e pamundur.
Per t'ja dale mbane me sukses duhet te mundoheni qe zgjimi ne mengjes te mos kthehet ne nje burim stresi sepse vetem keshtu cikli gjume-zgjim mund te plotesohet dhe te funksionoje sikurse duhet. E rendeishme eshte te tentoni te flini gjithnje ne te njejten ore sepse keshtu favorizohet kryerja e plote e ciklit gjume-zgjim dhe gjithashtu funksionimi i rregullt i proceseve fiziologjike dhe rrjedhimishte edhe zgjimi fillon te kryhet ne menyre natyrale, ne te njejtin orar cdo dite.
Shume i keshillueshem eshte degjimi i muzikes suaj te preferuar perpara se te flini, por nese jeni te apasionuar pas hard rock-ut, keshillohet qe te perdorni nje muzike me te qete. Nese pervetesohen keto rregulla, efektet praktike pozitive duhet te shfaqen brenda nje kohe te shkurter. Organizmi juaj do jete i afte te menaxhoje me se miri gjumin tuaj dhe si rrjedhim do te jeni ne gjendje te zgjoheni pa varesine e ziles, do te kujtoni me lehte endrrat tuaja, do te ulni domosdoshmerine per te konsumuar doza te shumta kafeine qe ne mengjes dhe do i siguroni pamjes tuaj nje fytyre dhe sy me te qete, te relaksuar dhe te shendetshem.