Ju ka ndodhur te gjithave qe te blini nje cante dhe pas nje kohe te shkurter te kuptoni se keni bere nje blerje te nxituar, apo te gabuar.
Ka raste kur ne femrat, shikojme nje cante ne vitrinen e nje dyqani dhe fiksohemi pas saj, ose akoma me keq kur nje cante e shikojme ne internet ose ne doren e ndonje femre tjeter, gje qe nuk te jep as mundesine per ta provuar se si do te dukej kjo cante tek ne, dhe prape fiksohemi.
Ju ka ndodhur te gjithave qe te blini nje cante dhe pas nje kohe te shkurter te kuptoni se keni bere nje blerje te nxituar, apo te gabuar. Per te mos perseritur te njejtin gabim po ju japim disa keshilla dhe eshte mire qe perpara se te blini nje cante, ti beni vetes disa pyetje e sigurisht ti keni te qarta pergjigjet.
Ngjyra: Cila ngjyre ju pelqen? Cilen mbani shpesh? Para se te vendosni te ndryshoni ngjyren, mendoni se si planifikoni ta mbani.
Forma: E thjeshte apo e pazakonshme? Hapja: A ju pelqen me shume me zinxhir, apo me magnet? Rripat: A ju pelqejne te shkurter apo te gjate, ju pelqejne te holle apo te gjere?
Madhesia: A keni nevoje per nje cante ne te cilen do te mbani vetem kuleten, celesat dhe telefonin mobil, apo ju pelqen nje cante ne te cilen mund te fusni shume gjera? Nese ju pelqejne cantat e medha, ju keshillojme qe ajo kur te jete e zbrazet, te jete e lehte. Duhet te dini se rripat e holle presin krahun. Cantat te cilat i mbani ne krah jane te mira per ngarkese te vogel ose mesatare. Nese mbani rregullisht nje cante te madhe e te rende ne krah, kjo gje mund te kete ndikim ne shpine dhe kurriz.
Perdorimi: A ju nevojitet nje cante per cdo dite per pune, apo per ndonje rast te vecante? Keto faktore do te duhet te ndikojne ne zgjedhjen tuaj. Nese doni nje cante te vogel, mbusheni dhe shihni se si duket kur eshte e mbushur. iKub