70% e lekures eshte e perbere nga uji, ai eleminon helmet, papastertite, rregullon Ph e saj, kundershton plakjen, favorizon rinovimin e qelizave, etj.
Sipas dr. Antonino Di Pietro mjek dermatolog ne Milano, 70% e e lekures eshte e perbere nga uji, ai eleminon helmet, papastertite, rregullon Ph e saj, kundershton plakjen, favorizon rinovimin e qelizave, largon depozitimet dhjamore dhe lubrifikon indet.
Kjo do te thote qe nje hidratim adekuat merr nje rendesi shume te madhe per kujdesin ndaj lekures, por edhe te gjithe organizmit.
Ushqimi ka nje rol te rendesishem ne hidratimin e organizmit.
Rregulli baze lidhur me konsumin e lengjeve eshte qe ai te jete gjithmone ne te njejten mase me eleminimin e tij nga organizmi.
Nga studimet, masa e ujit qe eleminohet nga organizmi, nepermjet urinimit, djersitjes dhe frymemarrjes, llogaritet te jete mesatarisht 2.5 l ne dite. Atehere po ne kete mase duhet te jete edhe marrja e lengjeve, ne formen e thjeshte te ujit, por edhe ne perberje te ushqimeve te tjera.
Msatarisht, rreth 1 liter ne dite, lengjet i marrim nepermjet ushqimeve te tjera, ne kete menyre, mbetet qe rreth 1.5 litra te tjera te merren ne formen e ujit te thjeshte.
Per kete duhet te dime qe ushqimet me te pasura ne lengje jane pikerisht frutat dhe zarzavatet, si domatet,specat, shalqini, sallatat e ndryshme, kastravecat, tek te cilat, perqindja e ujit shkon deri ne 95%, e duke perfunduar tek bananja, perqindja e ujit ne te cilen shkon deri ne 70%.
Pervec sa thame me siper, te rendesishme jane edhe produktet hidratuese te llojit te kremrave, te cilat rekomandohen te perdoren vecanerisht pas dushit, dhe vacaanerisht ne vende si fytyra, brrylet, gjunjte, pasi ne kete moment, dilatacinet e poreve jane me shume te hapura dhe me shume perthithese.