BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia e parfumit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Historia e parfumit

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/4/2011, 10:17

    Historia e parfumit Images

    Ne antikitet

    Lidhje mides njeriut dhe parfumit eshte shume e lashte. Perdorimi i tij, per latinet "fumum" qe do te thote pertej tymit, ka origjine nga dita kur u zbulua druri i resinit, duke u djegur ai leshonte nje arome te kendeshme.

    Persia, djepi i parfumit

    Te paret qe u moren me parfumin jane perset, nje popull prej magjistaresh dhe shkencetaresh. Per parfumin e tyre, perveces per te kenaqur nje nevoje higjenike dhe per te larguar epidemite dhe semundjet, kishte dhe nje kuptim tjeter metafizik dhe religjoz, tymi i prodhuar nga druri i resinit mund te vinte ne kontakt njerezit me perendit e tyre.

    Egjipti

    Ne Egjipt, me shume se 5000 vjet me pare, prifterinjt digjnin aroma ne nder te mbretit Ra, Zoti i Diellit. Mbi te gjitha, aroma mund te shoqeronte njerezit drejt te pertejshmes. Emblematik rituali i balsamosjes, nga vdekja e faraonit, trupit te tij i largohen organet, dhe pastroheshe me vaj pishe, me pas mbusheshe me aroma te ndryshme, si dhe fashot me pare lyheshin me vajra aromatik. Nga egjyptianet, sekretet e artit te parfumosjes i kaluan skllaverve hebrenj, te cilet pasi u liruan, kishin ne dore disa formula duke hedhur me vone ne treg produkte aromatike.

    Ne Greqine e lashte

    Greket e lashte mesuan te parfumoseshin nga popujt aziatike dhe u bene menjehere konsumator te apasionuar. Ne vecanti, duke perdorur sasi te medha te vajit te trendafilit, bajameve te egra etj. Ne Greqi filloi keshtu te perdoreshin dhe te alternonin perdorimin e resinit dhe te luleve. Me se tepermi jane femrat qe kishin nje perdorim te gjere mbi aromat, pas larjes, cdo pjese e trupit masazhohej me keto vajra aromatik specifik. Per fytyren perdorni vajin e palmes se parfumosur, per krahet nje baze mente e keshtu me rradhe. Ne Greqi u perhap edhe zakoni per te parfumosur shtepine, esencat e perdorura ishin ato me kanelle, piper dhe ereza te tjera.

    Roma Perandorake

    Duke qene ne kontakt me egjiptianet dhe greket, luftetaret romak u afruan gradualisht me parfumin. Nja zakon qe u pervetsua edhe per te mbuluar aromat e trupit jo te kendeshme per shkak te higjenes jo te mire personale. Ne Rome, me pas u perhap zakoni i perdorimit te parfumit per te rritur kenaqesine ne tavoline. Banketet u bene keshtu, vepra te verteta te nuhatjes dhe shijes. Mjafton te mendosh per flamuj te aromatizuar te ushtrise para se te niseshin per lufte, qe sherbente per te dhene kurajo ne zemrat e ushtareve.

    Influenca Arabe

    Me renien e perandorise romake, arti i parfumerise njohu nje epoke te zeze ne Europe. Ne te kundert ndodhi ne Lindjen e Mesmse dhe ne Azi, celnin civilizime te shkelqyeshme, duke i lejuar vetes kenaqesite sensuale ku u lidh natyrshem dhe arti i parfumit. Arabet, per me teper, lundrues te mire kishin monopolin e aromave dhe specieve. Ishte mjeku persian, Avicenna i cili perpunoi, ne shekullin X, metoden e distilimit per te pasur uje trendafili nga petalet e tyre dhe specieve te tjera. Do te ishte e nevojshme te priteshe deri ne vitin 1370 per te ardhur tek formulat e para te parfumeve me perberje alkooli, Uji i Mbretereshes se Hungarise, nje lloj uji ku ishin te distiluar rozmarina dhe uji i trendafilit. Nga Lindja e Mesme, vijne parfumet e haremit, jo me teper se te parat parfume vaporizuese me te cilat mund te parfumosje edhe veshjet, aksesoret dhe ambjentet e shtepise.

    Perandoria e Napoleonit

    Ndersa gjate periudhes se revolucionit francez pasioni per parfumerine kaloi ne plane te dyte. Me ardhjen e Napoleonit qe fale tij kishte nje dashuri te vecant per parfumet e se shoqes Josephine, qe sektori njohu nje rritje te lart te aromave. Perandori ishte i pari qe mori ne dore formula te tilla dhe filloi ti perdorte ato cdo dite duke u parfumosur nga koka tek kembet deri sa konsumonte 70 "shishka" ne muaj. Furnizuesi i tij zyrtar ishte Jean Marie Farina, "hunda" personale e Maria Antonietes dhe te disa oborreve ne Europe. Ne fakt ishte xhaxhai i tij Gian Paolo Feminis, qe shpiku formulen e Ujit te Kolonjes. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 05:44