BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tendencat e pranveres 2011

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tendencat e pranveres 2011

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/4/2011, 19:19

    Tendencat e pranveres 2011 Images

    Cfare nuk duhet te mungoje kete sezon.

    Minifundi me lule

    Tendenca liberty zbarkon kete sezon dhe minifundi me lule bashke me te. Nen shpirtin romantik dhe retro, kjo tendece ka filluar te duket ne qendra tregtare dhe butike. Me frymezim nga vitet 40', minifundet mbahen me nje top material jersey apo trikotazh fin dhe pardesy me ngjyra.

    Kemisha e gjate

    As tamam kemishe, as tunik dhe as fustan, kjo kemishe e gjate qe vishet lehtesisht me xhinse apo pantallona te ngushta strec, imponohet ne kete sezon. Me rrudha perpara si kemisha e gjyshit apo me pala, kjo kemishe me nje look bohemian eshte nje must.

    Pantallona te shkurtra shik

    Me nje pamje gjoja sikur i jep shume rendesi pantalloni i shkurter ka fituar nje vend ne garderobe. Pak me "mistrec" se fundi i shkurter, pantalloni i shkurter shoqeron me se miri kembet seksi. Versioni qe do te gjeni kete vere? Versioni shik, jo sportiv, ne poliester, mendafsh, apo satenai eshte i pershtatshem per cdo moment te jetes suaj.

    Xhaketa e vogel e lekures

    Lekura paraqitet retro kete rradhe. Nese ju pelqejne modelet rock apo ato qe imitojne modelet e veshjeve te punes(worker), xhaketa juaj duhet te kete nje tonalitet te vertete vintage. Jeni te lira te zgjidhni bordo, blu, te gjelbert. Gjithashtu ne mode eshte dhe ngjyra karamel, ngjyre rere apo krem.

    Pantallonat me fantazi

    Pantallonat me copa me fantazi jane kthyer. Te harruara qysh ne vitet 80', mendonim qe nuk do ta rishihnim perseri kete. Per ta zbutur pak efektin shume te dukshem vishini me bluza nje ngjyreshe dhe ngjyra serioze si gri, bezhe, blumarine. Do te shikoni qe kjo veshje nuk e ka shoqen persa i perket paraqitjes "cool" qe doni te keni.

    Canta me lekure te forte ne mase mesatare

    Canta, e ngrire dhe me lekure te forte dhe me mase te mesme perben tendence tek cantat e ketij viti. E ngjashme pak a shume me canten Kelly bag te Hermes, kjo cante duhet patjeter te shoqeroje pranveren dhe veren tuaj.

    Bizhuterite me humor

    Bizhuterite frymezohen nga humori. Po si do te thoni ju? Duke perdorur figura te modes. Kini guxim ti vendosni ne xhakete keto bizhuteri me humor. ikub.al

      Ora ėshtė 15/11/2024, 11:31