BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Moda dhe sporti, bashkejetese harmonike

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Moda dhe sporti, bashkejetese harmonike

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/4/2011, 12:38

    Moda dhe sporti, bashkejetese harmonike Images

    Moda sportive ka lindur duke kopjuar stilin e veshjes se te rinjve.

    Femra qe gjithmone e me shpesh veshin kanatiere, bluza, pantallona, kapele dhe strece sportive te frymezuara nga ndonje sport i vercante, por shihen gjithmone e me shpesh neper qytet, larg nga palestrat dhe kopmeticionet sportive. Por jo vetem femrat, dicka te tille kane filluar te bejne edhe meshkujt, por sidomos moshat e reja. Ciklizmi, tenisi, golfi, futbolli jane fushat ku stilistet kane "shprehur" idete e tyre te fuqishme. Eshte e vertet qe sporti u pelqen te gjitheve, ka nje audience te madhe dhe mund te mbeshtetet te shume idhuj.

    Moda ne pergjithesi perfaqeson nje fenomen, qe fillimisht ka lindur ne rruge. Por ajo sportive ka lindur duke kopjuar stilin e veshjeve se te rinjve. Stilistet jane munduar te shfrytezojne cdo detaj te tyre,perfshi ketu edhe faktin qe tani futbollistet dhe sportistet ne pergjithesi vishen shume mire dhe kane ndikim te madh mbi te rinjte, thote Ana Adams, nje eksperte e komunikimit. Mes stilisteve, fansat e vertet te sportit dhe veshjeve shik te tij jane Giorgio Armani, dhe jo me kot ka zgjedhur Kakan si imazhin e xhinseve te tij, apo "Dolce & Gabbana" qe kane bere fushata publicitare me futbollistet. "E verteta eshte se te rinjte duan te identifikohen me yjet e sportit, duan te vishen dhe te rregullohen si ata. Kjo eshte arsyeja qe veshjet sportive jane kaq shume ne mode.

    Ata duan te kene kepuce, xhinse, bluza apo edhe aksesore qe permbajne element te ketij lloji" thone Dolce & Gabbana. I pari i dizenjoi tutat e skive per veshje te perditshme ishte Emilio Pucci, rreth 60 vjet me pare, ndersa vetem para pak ditesh ne France, ai qe e coi sportin ne nje sfilate spektakolare ishte Jean Paul Gaultier. Qe mes modes dhe sportit ka nje dashuri te madhe kete e dinim prej kohesh. keshtu nje studim britanik theksonte se cdo tifoz mendon per skuadren e tij te zemres cdo 12 minuta, ose 80 here ne dite. Mund te flitet ne zyre, ne lokal ne cdo moment pushimi. Me pak fjale nje fiksim i vertet. Moda , ne fakt, prej vitesh eshte e pandashme nga sporti. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:48