BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E ngrohte per te c'tensionuar, e vaket per te rikthyer energjine, e fresket per te tonifikuar.

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E ngrohte per te c'tensionuar, e vaket per te rikthyer energjine, e fresket per te tonifikuar.

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/5/2011, 15:07

    E ngrohte per te c'tensionuar, e vaket per te rikthyer energjine, e fresket per te tonifikuar. Images

    Po edhe e kripur per te nxjerre toksinat nga trupi dhe aromatike per te clodhur muskujt dhe mendjen. Ja si ta shnderrosh nje veprim te perditshem ne nje trajtim bukurie prej spa-je.

    Dezintoksikuese


    Lekuren pastrojeni nga toksinat nepermjet avullit dhe nxehtesise, te cilat zgjerojne poret dhe lehtesojne rinovimin qelizor. Dermatologet thone edhe se hapesira e tualetit duhet te ngopet me avuj duke hedhur ne vaske uje ne temperature 40 grade. "Hidhni nje shkume me baze ujerash termale dhe dhjete pika esence agrumesh. Para se te futeni ne vaske, hyni ne dush dhe ferkoni trupin me nje skrub me baze orizi ose mikrosfera. Pastaj, aplikoni vaj ulliri ose bajamesh nga koka te kembet, hyni ne vaske dhe harrohuni ne uje".

    Clodhese


    Shpatulla te ngrira, muskuj te tendosut, frymemarrje jo e thelle, ndjesi te ftohti dhe lodhjeje..."Per ta nderprere kete cikel te mbyllur, futuni ne nje banjo te ngrohte me uje nga 36-38 gradeC, thone dermatologet. "Hidhini kater luge magnez pluhur qe forcon efektin clodhes ose nje perzierje te vecante vajrash esencial lulesh. Pastaj dilni me qetesi, mbeshtilluni me nje peshqire te ngrohte dhe shtrihuni per dhjete minuta. Mbylleni me nje automasazh".

    Dobesuese

    Ne te vertet temperatura e ujit ka shume rendesi, thone dermatologet. Per te nxitur shkrirjen e dhjamit, ideale eshte nje banje me temperaturete fresket maksimumi 28 grade, e pasuruar me kripera detare te perqendruara. Kane nje efekt drenazhues dhe stimulojne metabolizmin. Per ta optimizuar efikasitetin e banjes, para se te hyni ne vaske masazhoni kembet e lagura me nje scrub termal, qe lufton grumbullimin e lengjeve. Pas banjes qendroni ne gjendje pushimi ne te ngrohte per 20 minuta, djersitja ndihmon eliminimin e lengjeve te teperta. Ikub

      Ora ėshtė 28/4/2024, 13:19