BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Piramida e ushqimit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Piramida e ushqimit

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/5/2011, 18:12

    Piramida e ushqimit Images

    Pemėt dhe perimet janė burim vital i vitaminave dhe i mineraleve. Duhen tė hahen pesė porcione tė pemėve dhe perimeve nė ditė.

    Pemėt dhe perimet

    Pemėt dhe perimet janė burim vital i vitaminave dhe i mineraleve. Duhen tė hahen pesė porcione tė pemėve dhe perimeve nė ditė. Ushqimi nė kėtė grup ėshtė burim i shkėlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidanteve. Pemėt dhe perimet janė hapi mė i rėndėsishėm nė mbajtjen e tė ushqyerit tė shėndetshėm dhe tė balancuar dhe duhen tė jenė pjesė themelore e ushqimit.

    Buka, orizi, patatja


    Buka, drithėrat, patatja dhe pastat janė pjesė e rėndėsishme e ushqimit tė shėndetshėm. Janė burim i mirė i energjisė dhe burimi kryesor i materieve ushqyese nė tė ushqyerit tonė. Ky ushqim ėshtė karburant pėr trup.

    Mishi, peshku, vezėt dhe bimėt bishtajore


    Kėto ushqime janė burim i mirė proteinash, qė janė tė domosdoshme pėr rritjen dhe ripėrtėritjen e organizmit. Ato janė po ashtu burim i mirė i vitaminave dhe i mineraleve.Rreth 15 pėr qind e kalorive qė i hamė ēdo ditė duhen tė vijnė nga proteinat.Mishi ėshtė burim i mirė proteinash, vitaminash dhe mineralesh, siē janė hekuri, zinku dhe vitamina B. Po ashtu janė njė nga burimet kryesore tė vitaminės B12.Peshku ėshtė njė burim tjetėr i rėndėsishėm i proteinave, ndėrsa pėrmban shumė vitamina dhe minerale. Peshku i kaltėr ėshtė veēanėrisht i pasur me acide yndyrore omega 3.Vezėt dhe bimėt bishtajore janė po ashtu burim i madh i proteinave. Pėr dallim nga mishi, bimėt bishtajore pėrmbajnė mė pak yndyra dhe shumė fibra.

    Qumėshti dhe produktet e qumėshtit

    Qumėshti dhe produktet e qumėshtit si djathi dhe jogurti janė burim i mirė proteinash. Ato po ashtu pėrmbajnė kalcium, i cili ndihmon nė mbajtjen e eshtrave tė shėndetshėm.Por, disa produkte qumėshtore pėrmbajnė nivele tė larta tė yndyrave tė ngopura. Pėr sė tepėrmi yndyra te ngopura mund tė rrisin nivelin e kolesterolit nė gjak dhe tė rrisin rrezikun nga sėmundjet e zemrės. Pėrdorni qumėsht tė skremuar, djathėra mė pak tė yndyrshėm dhe jogurt me yndyrė tė ulėt.

    Yndyrat, vajrat dhe sheqernat

    Yndyrat dhe sheqernat janė burime tė mira tė energjisė pėr trup, por pėrmbajnė shumė kalori. Nėse konsumohen shumė, mund tė ēojnė deri tek shtimi nė peshė. Kjo mund tė ēojė te trashja, ēka rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2, sėmundjet e zemrės dhe disa lloje tė kancerit.

      Ora ėshtė 11/5/2024, 16:42