Nese koleget ju thone se nuk jeni mire dhe ju ndiheni me te merzitur se zakonisht, duhet te shikoni menyren se si ushqeheni dhe te ushqimet qe kane me shume vitamine B12.
Por cilat jane ushqimet qe duhet te hani: barbunja, mish vici, sallate, mishin e bardhe te pules dhe sigurisht nje pjate brokoli. Keto ushqime jane te pasura me acid folik dhe vitamine B12. Keto dy vitamina ju ndihmojne te mos keni ulje-ngritje humori dhe crregullime te sistemit nervor qendror. Acidi folik gjendet ne te gjitha llojet e perimeve, ndersa vitamina B12 gjendjet te mishi, peshku dhe produktet e qumeshtit. Mos harroni spinaqin, vezet dhe djathin.
Hani sa me shume fruta dhe perime
Frutat dhe perimet jane plot me elemente antioksidante qe ju ndihmojne te keni nje imunitet me te mire dhe mbrojne shendetin tuaj. Sipas nje studimi te fundit, te hash dy here ne dite fruta dhe perime ju ndihmon te keni shendet te mire dhe te jeni me humor te mire.
Hani ushqime te pasura me selenium
Seleniumi vepron ne trupin tuaj si nje antioksidant, pasi ky i fundit mund te luftoje stresin oksidatif qe shfaqen ne ndryshimin e stineve. Sipas nje studimi te fundit seleniumi i ndihmon njerezit te jene sa me pak depresiv. Prandaj ne dite duhet te hani 55 mikrograme selenium qe te jeni ne gjendje te mire humori,
Ushqime te pasura me selenium
- barbunja dhe perime
- mish
-arra dhe grure
-fruta deti
Peshqit
Shume studime kane treguar se personat qe hane shpesh peshk gjate javes jane me pak depresive se sa persona e tjere qe konsumojne me pak. Ne pjaten tuaj nuk duhet te mungoje salmoni, sardelet toni, trofte etj.
Vitamine D cdo dite
Jo vetem prania e diellit mund tu ktheje humorin e mire: nje gje e tille ndodh se dielli ju ndihmoni te sintetizoni dhe te rregulloni vitaminen D. Nje studim i fundit ka treguar lidhjen e humorit te keq me mungesen e vitamines D. Ka pak ushqime qe jane te pasura me vitamine D, por qe duhet te jene pjese e menyse suaj te perditshme. Prandaj perpiquni te dilni ne diell sa me shpesh qe te mundi dhe gjate stines se dimrit mund te merrni ampula me vitamne D. Kjo vitamien gjendet te peshqit, melcia e vicit, e verdha e vezes, djathi.
Cokollata e zeze
Sipas studiuesve te hash nje cope cokollare te zeze te gjitha ditet do tu ndihmonte te ulte perqindjen e hormonit te stresit. Cokollata pas konsumit na sjell nje humor me te mire...