Sipas eksperteve dhe studiuesve kujtimet tona perbehen nga tre lloje te dallueshme: informacioni personal, i pergjithshem dhe shprehite.Kur psikologet studiojne kujtesen ata jane te interesuar per nivelin e ruajtjes se informacionit, qe eshte thjesht sasia e informacionit qe depozitohet me perpikeri pasi eshte kryer procesi i te mesuarit. Ruajtja matet duke i kerkuar individit te perdore informacionin e mesuar me perpara. Harresa apo humbja e ruajtjes eshte pjesa e te mesuarit fillestar qe nuk mund te riprodhohet e perdoret.
Sipas eksperteve dhe studiuesve kujtimet tona perbehen nga tre lloje te dallueshme: informacioni personal, i pergjithshem dhe shprehite. Informacioni i pergjithshem perfshin njohuri te pergjithshme qe i kemi fituar jashte pervojave te vecanta, si p.sh. qendrimi yne ndaj shkolles, njohurite tona per muziken apo fjalori yne. Kurse informacioni i shprehive perfshin aftesite e sjelljes dhe ato te njohjes si dhenia e bicikletes apo zgjidhja e nje fjalekryqi. Tre jane perberesit baze te sistemit tone te kujteses: kodimi, depozitimi dhe riprodhimi. Hapi i pare eshte kodimi, procesi i futjes se informacionit ne sistemin tone te kujteses. Pasi informacioni eshte koduar, ose futur ne kujtesen tone, neve na duhet ta depozitojme ate. Ne qofte se nuk e depozitojme ajo harrohet.Hapi i dyte, depozitimi eshte proces qe e mban informacionin e kujteses per nje fare kohe. Hapi i trete ne procesin e kujteses eshte riprodhimi, nxjerrja e informacionit nga sistemi i kujteses.
Kujtesa
Kujtesa ndahet ne ate afatshkurter dhe ate afatgjate. Kujtesa afatshkurter eshte vendi ku mbajme informacionin per te cilin jemi te ndergjegjshem ne nje moment te caktuar. Kujtesa afatshkurter perdoret kur duam te mbajme mend dicka te momentit. Kujtesa afatshkurter ka kapacitet shume te kufizuar, kurse kohezgjatja eshte rreth 30 sekonda para se ky informacion te humbase.
Probleme me kujtesen
Me kalimin e moshes shfaqen simptoma te ndryshme te cilat tregojne se nje person ka probleme me kujtesen. Keto simptoma nuk jane te qarta sepse mund te duken krejt normale ne disa situatat ose duke u bazuar ne faktin se ka te beje mosha. Rreth 85 per qind e gjashtedhjetevjecareve ne te gjithe boten vuan nga humbja e kujteses. Kjo perben nje nivel epidemiologjik shume te larte. Ka raste kur semundja e kujteses e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshes 65-vjecare, por keto raste jane te rralla dhe karakterizohen nga histori te vecanta. Sistemet shendetesore te vendeve perendimore kane humbje shume te medha prej kesaj semundjeje. Nderkohe qe sipas specialisteve rreth moshes 40-vjecare nisin te shfaqen simptomat e para te humbjes se kujteses. Simptomat vijne si rezultat i demtimit te qelizave nervore, te cilat ngadalesojne percjelljen e sinjalit per ne tru dhe anasjelltas. Per kete shkak keta persona harrojne dhe me kalimin e kohes kjo simptome behet edhe me e theksuar. Nje simptome tjeter eshte anomia, mosgjetja e emrave dhe fjaleve gjate diskutimeve.
Femrat me te prekura
Femrat jane me te prekura nga kjo sindrome dhe kohet e fundit vihet re nje rritje e numrit te te prekurve nga kjo semundje. Shumica e njerezve mund te mbajne ne mend rreth 7 elemente informacioni per nje kohe te shkurter. Kurse ne saje te kujteses afatgjate, permes perseritjes perpunuese, njeriu eshte ne gjendje te kodoje informacione ne menyre qe ai te hyje ne kujtesen afatgjate. Kohezgjatja e kujteses afatgjate eshte e perhershme. Metoda e ruajtjes se informacionit duhet te behet me perseritjen dhe perpunimin e organizimit te informacionit. E kunderta e kujteses eshte harresa. Ne qofte se njohurite e mesuara nuk perseriten vazhdimisht atehere ato zbehen apo harrohen teresisht. Por nese ajo qe eshte mesuar perseritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet. Te harresa ndodh inhibicionin retroaktiv ose parafrenimi i cili mund te jete i madh ose i vogel, ne varesi nga ngjashmeria.Ikub