Hipertensioni mund te sherohet duke vendosur nje diete te rrepte dhe doza te ulta te kripes. Per fat te keq ky shqetesim ka pasoja te renda per shendetin, por duhet te perpiqeni sa me shume te mundeni per nje menyre jetese te rregullt dhe te shendetshme.
Te kryerit e aktivitetit fizik si dhe eleminimi i disa ushqimeve te demshme nga dieta e tyre, ju ndihmojne ne menaxhimin e presionit te larte te gjakut. Te shohim se cilat perkujdesje jane te nevojshme per te mbajtur nen kontroll tensionin e larte, duke filluar nga nje fakt kyc, reduktim i kripes.
Kripa
Kripa eshte kudo. E gjejme ne shume ushqime, duke perfshire edhe mishin. Kripa shpesh perdoret ne disa ushqime edhe per ndihmen qe ka ajo ne ruajtjen e tyre, por edhe per ti shtuar shijen. Prandaj eshte e rendesishme te perdorim nje diete me doze te ulet kripe, kur mund ti shtojme ereza tradicionale. Ato jane shume te shijshme dhe i bejne mire shendetit.
Ndarjen korrekte te ushqimit ditor
Dieta e perditshme duhet te perfshije 45% karbohidrate,15 % proteina, 25% yndyrna dhe pjesa tjeter e mbetur 15 % duhet te pershtatet ne perputhje me shakllen e pasivitetit te subjektit.
Per shembull, nese beni shume sport, ju mund te shtoni me shume proteina ose nese keni nevoje per sheqerna shtoni me shume karbohidrate. Ky eshte rregulli themelor me te cilin ju duhet te organizoni dieten tuaj te perditshme, vecanerisht nese ju keni zgjedhur modelin mesdhetar.
Ushqimet qe duhen eleminuar ose moderuar
Jane disa produkte te cilat duhet te haen me moderim edhe ne disa raste duhet te shmangen. Nder keto perfshijme, ushqimet e skuqura ose te pjekura, mishi i yndyrshem, djathi i yndyrshem, pica, cokollata dhe embelsirat ne pergjithesi, pijet e gazuara, alkooliket dhe superalkooliket. Edhe sheqeri ashtu si kripa nuk ben shume mire keshtuqe eshte mire te shihni per alternativa te tjera si fruktoza. Gjithashtu kini kujdes, mos e teproni me vajin apo gjalpin.
Ushqimet e rekomandura
Frutat ne pergjithesi nuk kundershtohen, keshtu edhe perimet dhe bishtajoret. Shume i mire eshte edhe mishi i bardhe dhe i kuq, nese eshte i gatuar ne menyre te lehte dhe te perdoret disa here ne jave, jo cdo dite. Po ketu bejne pjese edhe djathi i fresket dhe makaronat. Produktet e qumeshtit ne pergjithesi jane promovuar, te tille si kosi, por edhe peshku apo buka integrale. Ne te vertete kujdes te vecante duhet te bejme edhe ne menyren sesi hame.