Sa kohe kemi per te lene nje pershtypje te mire? Pak sekonda, mesa duket.
Manuali i gjuhes sekrete te veshjes pasurohet me nje volum te ri: Ke kepucet e duhura per te kerkuar nje rritje rroge, shkruar nga Judi James, ish modele dhe eksperte imazhi, se bashku me gazetaren James Moore.
Sa kohe kemi per te lene nje pershtypje te mire? Pak sekonda, mesa duket. Sepse nje studim ka treguar qe mjaftojne pak caste per te "inkuadruar" personat qe takojme, e njejta gje ndodhe edhe me ne. Per kete arsye, ne nje bote qe ecen gjithmone e me shpejte, te tregosh veten me pamjen e duhur eshte bere nje dhunti e domosdoshme. Ky vellim paraqitet per te zbuluar sekretet psikologjike qe fshihen pas zgjedhjeve te stilit te se veshures, por jo vetem ne raste te vecanta por edhe gjate dites.
Perse veshjet qe bartim, tipi i arredimit qe zgjedhim, modeli i flokeve, aksesoret, madje edhe vogelsirat tregojne per karakterin tone. I bazuar ne studime, ky volum kalon nepermjet te gjithe garderobes, por edhe ne shtepi, ne mjetet e transportit, dhe shume aspekte te tjera te jetes se perditshme per te zbuluar prapaskenat psikologjike. Dhe surprizat nuk mungojne. Kush do ta kishte menduar, psh, se fanatiket e plateau (model kepucesh) nuk jane vetem fashion addict, por tentojne te jene edhe control-freak? Apo ka nga ato qe veshin sandale me rripa dhe jane femra te cilat ndihen te sigurta? Nuk dalin "pa lagur" edhe balerinat, qe sipas autores jane kepucet e preferuara te atyre femrave qe sduan te pranojne moden. Sigurisht, keto jane studime te cilat mund te na duken qesharake, por asnjehere nuk ka nje shance te dyte per te bere pershtypje te mire. Ikub