Pėrbėrėsit:
-1 marule
-2 veze
-1 tufe selino
-1 ls mustradė
-2 endivi (lloj vegjetali)
-1 ls uthull
-100 g panxhar i kuq
-3 ls vaj
-100 g kerpudha
-nenexhik
-proshutė,kripė , piper
Perberesit:
Lahen me kujdes sallata , endivitė , selinoja dhe fshihen mire.Pritet panxhari ne copa te vogla pastaj qėrohen kerpudhat , lahen dhe thahen.Zihen vezėt fort dhe qėrohen. Ne nje sallatiere pregatitet salca: trazohet mustarda ne uthull. Hidhet kripe e piper. Trazohen mire sa te tretet kripa. Shtohet vaji dhe trazohen fort derisa te behet kremoze. Priten kerpudhat ne feta te holla , grihet selinoja , shfletohen endivitė dhe priten. Hidhen te gjitha ne tasin e sallates se bashku me copat e panxharit dhe gjethet e marules dhe perzien te gjithe perberesit.Priten vezet ne feta rrumbullake , copat e proshutes ne feta te holla dhe hidhen siper sallates. Hidhet siper nenexhik ose ne mungese te tij , majdanoz./recetakuzhine/