Deshira per thashetheme shtohet,si per burrat ashtu edhe per grate sidomos ne sezonin e veres.
Pas disa muajsh ku te gjithe jane fokusuar te puna, shkolla e femijeve, provimet, tani vjen koha e disa diteve pushim, ku gjate kohes se lire shtohet mundesia per te bere thashetheme.
Ne objekt diskutimi nuk hyjne vetem yjet e muzikes, sportit, artit, vendas dhe nderkombetare, por edhe miqte, te njohurit, te afermit, madje edhe partneri/ja, duke i nxjerre ne pah me deshire veset dhe defektet.
Po perse na pelqen kaq shume thashethemi? Mundesia per te gjykuar, sipas disa studiuesve amerikane, eshte nje instrument per integrim social; duke bere thashetheme per te tjeret, marrim informacione per sjelljen e tyre dhe kemi mundesi qe te kuptojme qendrimin qe mbajne njerezit mbi veprime te caktuara.
Kjo na ndihmon qe te forcojme aleancat,duke sjelle pasoja pozitive per humorin tone. Duke folur me te tjeret, per te tjeret, konsiderohet nje veprim pozitiv, nese thashethemet behen ne nje ambient te kompanise, te komunitetit ku jetojme apo brenda per brenda familjes.
Disa here thashethemi shnderrohet ne nje qellim dashakeqes dhe ne kete rast, pas fshihet frika per te qene te braktisur, frika nga deshtimi, apo i te ndjerit inferior. Kush e perdor ndihet vetem, i vleresuar pak. Keshilla.net