BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sa me shume t'i shprehni emocionet, aq me shume do mbani mend!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sa me shume t'i shprehni emocionet, aq me shume do mbani mend!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/9/2011, 08:22

    Sa me shume t'i shprehni emocionet, aq me shume do mbani mend! Images

    Sipas disa studimeve amerikane, njerėzit qe mundohen te fshehin ndjenjat e tyre gjate njė ngjarjeje te caktuar kane nje kujtese me te keqe.

    Kontrollimi i emocioneve mund te dėmtojė kujtesėn. Sipas shume studimeve amerikane, njerėzit qe mundohen te fshehin ndjenjat e tyre gjate njė ngjarjeje te caktuar kane njė kujtese me te keqe. Nga ana tjetėr ata qe i shprehin te gjitha emocionet kane njė kujtese te shkėlqyer.


    Ashtu si te gjithė edhe ju duhet te keni tentuar ndonjėherė te “maskoni” gėzimin apo edhe dhimbjen. A e kujtoni ekzaktesisht se cfare kishit veshur apo cfare ka ndodhur ne ato momente pėrreth jush? Keni disa vrima te errėta dhe nuk kujtoni ēdo gjė? Mos u shqetėsoni, kjo ėshtė normale. Sipas njė studimi te kryer nga psikologe amerikane, fshehja e emocioneve sjell njė memorizim me te keq te atyre cfare ndodhin. Kėta studiues u nisen me idenė se te fshehėsh emocionet kėrkon njė pune me te madhe te trurit. Pėr ta verifikuar kėtė teori ata bene dy eksperimente: njėrin te bazuar mbi njė film dhe tjetrin duke pėrdorur filma fotografish.



    Eksperimenti i pare

    Ne eksperimentin e pare u morėn 53 persona. Ata u mblodhen te gjithė dhe para tyre u shfaq njė film. Ne film shfaqej njė ēift ne shtėpinė e tyre. Burri i tregonte gruas se e kishte tradhtuar dhe se gruaja me te cilėn e kishte tradhtuar ishte shtatzėne. Te gjitha kėto ai i tregonte edhe ne praninė e vajzės se tyre. Pra se te shikonin filmin, psikologet iu kishin kėrkuar gjysmės se spektatoreve te fshihnin ēdo lloj emocioni gjate filmit, ndėrsa pjesa tjetėr e tyre u la e lire te bėnte cfare te donte. Konstatimi i pare pas mbarimit te filmit: te gjithė kujtonin me mire detajet zanore sesa ato vizuale. Konstatimi i dyte: ata qe ishin lėnė te lire i kujtonin me mire detajet e filmit. Hipoteza e hedhur pra u konfirmua. Truri nuk mund te beje shume gjera ne te njėjtėn kohe.

    Eksperimenti i dyte

    Psikologet vazhduan rrugėtimin e tyre pėr te pare marrėdhėnien qe kishin emocionet me kujtesėn. Pėr kėtė u be njė eksperiment i dyte me ane te fotografive. U shfaqen 83 fotografi te disa personave te plagosur. Ne disa raste plagėt ishin te vjetra dhe nuk dalloheshin qarte , ndėrsa ne disa te tjera ishin plage te bėra kohet e fundit. Psikologet i ndanė pjesėmarrėsit ne tre grupe. Te pareve ju kėrkua te fshihnin ēdo lloj emocioni, kryesisht gjestikulatura e fytyrės. Grupit te dyte ju kėrkua te shihnin me vėmendje fotografitė por nen njė kėndvėshtrim neutral. Grupi i trete u la i lire. Rezultatet ishin kėto: ne grupin e pare emocionet ekzistoni por ato nuk u lejuan, ne grupin e dyte kishte disa shfaqje te emocioneve por edhe ato u mbuluan. Te treja grupet ju nėnshtruan me pas njė pyetėsori. Ata qe kishin fshehur emocionet nuk i kujtonin mire pėrmbajtjet e fotografive. Ēuditėrisht personat e grupit te dyte te cilėt kishin mbajtur njė qėndrim neutral nuk kishin probleme me kujtesėn. Pėr me tepėr ata mbanin mend ēdo gjė me mire se te tjerėt. Sipas psikologeve problemet e kujtesės lidhen me faktet e te dėgjuarave te zėrave. Ėshtė pikėrisht e folura me vetveten pa zė te larte ajo qe ndalon memorizimin. Grupi i pare ndėrkohė qe shihte fotot mendonte me vete dhe “Mos i lėviza gjė sytė, kokėn?”, “mos me kuptuan gjė se cfare po ndjej?” dhe pėr pasoje vėmendja tek ato qe kishin pėr te pare ishte me e ulet.

    Kėshilla

    Ky studim na jep disa kėshilla pėr te pėrmirėsuar kujtesėn. Fillimisht mos i fshihni emocionet! Nėse nuk i shprehni ato lirisht, mund te keni probleme me memorizimin e atyre qe ndodhin pėrreth jush. Mundohuni qe te investoni emocionalisht pėr gjithēka qe ju doni te mbani mend. ikub

      Ora ėshtė 14/11/2024, 19:07