Ja cilat jane tre gjenet qe nese nderthuren shtojne rrezikun per migrene
Migrena eshte nje semundje shume e pėrhapur neper bote. Disa studiues franceze kane identifikuar tre gjenet kryesore te cilan nese nderthuren kane rrezik te shkaktojne migrenen. Ky studim ka nxjerre gjithashtu se ekzistojne mekanizma te njejte per format e ndryshme te migrenes.[/font]
Migrena, e cila prek tre deri ne kater here me shume femrat sesa meshkujt eshte nje semundje e kokes e cila shoqerohet shpesh me dhimbje te forta te kokes si dhe me simptoma te tjera: te vjella, ndjeshmėri ndaj drites dhe zhurmave, etj. Edhe pse qe prej shume kohesh dyshohej per nje perberes gjenetik, vetem format e rralla te migrenes (sic eshte migrena familjare hemiplegjike) jane lidhur me gjenet.
Tre gjenet qe mund te shkaktojne migrenen
Duke analizuar te dhenat gjenetike te me shume se 23 000 femrave, 5000 prej te cilave qe vuanin nga migrena, eshte identifikuar lidhja e migrenes me ndėrthurjen e tre gjeneve: TRPMB, LRP1 dhe PRDM16. Keto pėrfundime u konfirmuan edhe nga tre studime evropiane te pavarura, te cilet analizuan femra dhe meshkuj. Personat qe i kishin te tre keto gjene ishin me te rrezikuar nga migrena.
Ndermjet ketyre gjeneve dy jane me te lidhurit me kete semundje: nga njera ane gjeni TRPMB qe ndodhet neper neurone, nga ku vjen edhe ndjeshmėria e madhe ndaj te ftohtit dhe dhimbja (njera nga simptomat e migrenes) dhe nga ana tjeter gjeni LRP1 qe ndodhet ne gjithe trupin dhe qe vepron mbi sistemin nervor se bashku me proteina te tjera te cilat bejne te mundur transmetimin e sinjaleve midis neuroneve. Gjeni i trete, PRDM16 mund te luaje rol si per migrenen ashtu edhe per dhimjet e tjera te kokes.
[font='Arial']Sot, megjithėse mekanizmat e migrenes vazhdojne te jene te paqarta dhe shkaqet te veshtira per tu gjetur, identifikimi i ketyre gjeneve tregon origjinen e kėsaj sėmundjeje. Shkencetaret duhet te bejne akoma edhe me shume kėrkime per te marre te dhena te tjera. Ikub