Per te evituar eksperienca te keqija, si djegiet apo eritemat gjate ekspozimit ne diell, ju duhet te keni parasysh disa rregulla persa i perket produkteve mbrojtese. Para se gjithash, eshte e nevojshme te beni kujdes me faktorin mbrojtes(SPF). Kur ju duhet te blini nje solar, duhet te kontrolloni kete faktor qe tregon sa kohe mund te ekspozohemi ne diell pa u djegur. Faktori SPF i perket vetem rrezeve UVB, apo ato lloj rrezesh qe provokojne eritema.
Faktoret e mbrojtjes SPF dallohen ne keto klasifikime:
- SPF 2-6: mbrojtje e ulet
- SPF 8-12: mbrojtje e mesme
- SPF 15-25: Mbrojtje e larte
- SPF 30-50: mbrojtje shume e larte
- SPF 50 : mbrojtje super e larte (per lekure shume sensibel dhe delikate)
Ne vitet e fundit, mbi solaret eshte futur edhe faktori i minimizuar i rrezeve UVA. Zgjedhje e kremrave duhet te merret ne baze te tipologjise se epidermes. Gjate ekspozimit ne diell, eshte shume e rendesishme te aplikoni produktin mbrojtes te pakten cdo 2 ore. Djersa, larjet bejne qe te filtrojne rrezet e diellit. Edhe kremrat waterproof duhen riaplikuar, duke kujtuar gjithmone se ne kontakt me ujin e detit apo me klorin e pishines garantojne nje mbrojtje per vetem 20 minuta. Beni kujdes me daten e skadences se produktit. Zakonisht nje solar zgjat te pakten nje vit, por eshte gjithmone mire te mos perdorni nje produkt te mbetur nga pushimet e kaluara. Ikub