BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Caji i gjelber ul kolesterolin e keq!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Caji i gjelber ul kolesterolin e keq!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/7/2011, 00:01

    Caji i gjelber ul kolesterolin e keq! Images

    Konsumimi i cajit te gjelber zvogelon nivelin e te ashtuquajturit kolesterol “i keq”, ndersa niveli i te ashtuquajturit kolesterol “i mire” mbetet i pandryshuar, porosisin ekspertet kineze nga Fakulteti i Mjekesise ne Pekin.

    Kjo eshte ndoshta nje nga arsyet pse ky caj nderlidhet me rrezikun me te vogel nga semundjet e zemres, ka transmetuar Reuters.

    Ekipi nga Pekini ka analizuar rezultatet e 14 hulumtimeve gjate te cilave pjesemarresit rregullisht kane konsumuar caj te gjelber ose ekstrakt nga ky caj, gjate tri javeve deri ne tre muaj.

    Ky caj ka zvogeluar nivelin e kolesterolit te keq LDL (kolesteroli me densitet te ulet) mesatarisht per 2.2 mg/dl (miligrame per deciliter gjaku), ose dic nen 2 per qind.

    Ky eshte nje zvogelim fare i vogel, prandaj caji i gjelber nuk do te mund te rekomandohej si zevendesim i ilaceve te deshmuara me te cilat zvogelohet kolesteroli, ka cekur Neitan Vong, drejtues i programit per parandalim te semundjeve te zemres ne Universitetin e Kalifornise ne SHBA.

    Konsiderohet qe caji i gjelber ul kolesterolin e keq duke iu falenderuar permbajtjes se katehines - perberes qe zvogelon absorbimin e kolesterolit ne zorre. Kohen e fundit disa eksperte kane parashtruar edhe ceshtjen e pasojave te mundshme te padeshiruara te konsumimit te konsiderueshem te cajit te gjelber.

    Eshte raportuar per shembull se me shume se dhjetera raste te demtimeve te melcise kane ndodhur per shkak te konsumimit se tepruar te ketij caji. Pervec kesaj caji i gjelber mundet edhe ta zvogeloje efektivitetin e disa medikamenteve. Mirepo Vong thekson se sasite e vogla te ketij caji mund te paraqesin “nje komponente te dobishme te ushqimit te mire per zemer”, sepse efektet e pirjes se cajit te gjelber tejkalojne larg uljen e nivelit te kolesterolit te keq. Caji i gjelber, ne fakt, lidhet me rrezikun me te ulet te semurjes nga lloje te kancereve, si dhe rrezik me te vogel nga pasojat fatale tek ndezjet e mushkerive. Ikub.al

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/11/2024, 08:15