BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Letersia ne rrezik

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Letersia ne rrezik

    Mesazh nga Albatros 25/7/2011, 20:48

    Letėrsia shqipe ėshtė e vėrtetė qė ka kohė qė ėshtė e zhytur nė shėrbesė dhe parullėzim, ideologji dhe sociologji, por nė sistemin ku kemi hyrė, mėtimi pėr ta sunduar skenėn me ēdofarė mjeti dhe me pallavra mediatike, del fare zbuluar, sepse nuk arrihet mė qė tė mbyllen sytė, veshėt dhe gojėt e tė gjithėve.

    Libri Letėrsia nė rrezik ėshtė njė nga tekstet e T. Todorov, i njohur me disa libra, teorik dhe studimor, botuar disa kohė mė parė, qė nė fakt shėnon njė qasje interesante pėr rreziqet qė i kanosen letrares nė gjithėkohėsi. Nė faqet e tij kemi tė pasqyruar shqyrtimin e njė lėngate tjetėr, si me thėnė tė njė sėmundje tė butė tė letrares, tė paralajmėruar kohė mė parė, qė njė tekst tė ketė lidhje me letėrsinė, tė studiohet prej shkencės letrare, dhe tė formatohet formalisht nė vargje, nė prozė apo nė dramė si letėrsi, dhe tė ketė mungesa tė ndjeshme nė marrėdhėnie me letraren, madje nganjėherė t’i mungojė plotėsisht ajo, e megjithatė ta sundojė skenėn letrare. Merreni me mend lėngimin e letrave shqipe, tė qarkuara nga simptoma (shenja) tė shumta jashtėletrare. Kthimi te ky libėr ngjau prej njė rrethane specifike, kinse tė furisė sė debateve, mbase debatesh tė sajuara, si dhe nė shumicėn e vetė pabukėse, tė pranishme nė shtypin shqiptar prej disa javėsh.

    Tė kuptohemi, nuk ėshtė e keqja te debati, pėrgjithėsisht i munguar nė shoqėrinė shqiptare, aq mė tepėr nė mjediset akademike, tė cilat mė sė shumti gjallojnė, tė ngujuar nėn vellon e titujve tė shumtė dhe tė institucioneve tė asfiksuara, ndonėse tė shkundur nga dija, dhe tė lidhur ngushtėsisht vetėmse me qerret politike, por te rrekja e mjerė, qė sherrin zemėrak, personal dhe krahinor, politik e jashtėletrar, ta paraqesin si njė debat tė mirėfi lltė, e ku madje sharjet tė shiten si argumente tė fundmė, tė dijes bashkėkohore. Pikėrisht, ky sherr biografi k i radhės, mbushur me mllefe dhe njė zhurmė shurdhuese pėr spiunėr, sigurimsa, hapje-mbyllje dosjesh, heronjsh dhe antiheronjsh, nė fakt ėshtė njė ledh tjetėr, si me thėnė ėshtė njė refuzim tjetėr i estetikės, padyshim edhe mė i madh se tė gjithė tė tjerėt, sepse tashmė tė gjithė fl asin nė emėr tė lirisė duke cenuar pėr ditė lirinė e tjetrit, lirinė e lexuesit qė nuk ua ka ngenė broēkullave, e mbi tė gjitha lirinė e letrares, e cila zakonisht frymon e pandotur prej mbetjesh jashtėletrare.

    Sherrnaja, e mbrapshtė dhe pa vlerė, qė ndizet sa herė e lypin nevojat, diku mė pėrtej letrares, pra vetėm me shkase politike dhe tė mbizotėrimit tė mjediseve mediatike, e kanė vėnė letėrsinė shqipe nė njė rrezik serioz, nė njė refuzim estetik tė radhės, dhe ka gjasa qė ta lėnė pėrjetėsisht nėn sqetullat e mediokritetit. Po, letėrsia shqipe ėshtė e vėrtetė qė ka kohė qė ėshtė e zhytur nė shėrbesė dhe parullėzim, ideologji dhe sociologji, por nė sistemin ku kemi hyrė, mėtimi pėr ta sunduar skenėn me ēdofarė mjeti dhe me pallavra mediatike, del fare zbuluar, pra zakonisht tė del prapanica jashtė, sepse nuk arrihet mė qė tė mbyllen sytė, veshėt dhe gojėt e tė gjithėve. Letėrsia shqipe, veēmas tė tjerash, tashmė gjendet e rrezikuar nga shumė lėngata, e midis tyre, sa pėr fillim, po pėrmend vetėm disa:

    - Leximi i letėrsisė si biografi , i bėmave dhe tė pabėmave tė akshit dhe akėcilit shkrimtar, pra duke mbetur kėshtu peng i modelimit tė djeshėm, ku autorėt ndaheshin, madje me vijė demarkacioni tė fortė, nė pėrparimtarė dhe reaksionarė. E tanimė, nė distancėn e kaq viteve tė sistemit demokratik, fare mirė mundet qė tė flitet, nėse do ta shohim letėrsinė si tė tillė, pėr realizmin socialist tė djeshėm, qė funksiononte sipas verifi kimit bardhė e zi, dhe tashmė pėrballė tij, mund tė fl itet pėr njė realizėm demokratik tė sotėm, qė vetėm sa ka pėrmbysur skemėn, nė zi dhe bardhė. Nėse pėr tė parin, sė paku teorikisht kemi rėnė dakord se ėshtė i pavlerė dhe madje e shajmė gjithė ditėn, me tė dytin po sillemi paksa ēuditshėm, madje krejt si tė verbėr, ose me gjasė si shėrbėtorė tė kėsaj kohe, duke harruar se edhe realizmi demokratik ėshtė veēse ana tjetėr e medaljes, qė nė fakt e vė nė zgrip ekzistencėn dhe vlerėsimin e letrares, sepse nė thelbin e vet mbetet njė refuzim i pastėr i estetikės. Leximi biografik ėshtė veēse vijimi i hullisė thelbėsore tė leximit sociologjik dhe ideologjik tė letėrsisė, pra duke mbetur kėshtu gjithnjė larg tekstit, ku fl e vlera letrare.

    - Moralitetin me tė cilin duan ta mbėshtjellin sėrish letraren, qė buron vetėmse prej leximit biografik dhe ideologjik tė letėrsisė. Vetvetiu vijmė te njė ēėshtje e ndėrlikuar, lidhja nė mes etikės dhe estetikės. Historia, nė fakt, ka vėrtetuar pėrgjithėsisht se ato ecin paralelisht, porse njėherėsh, etikja dhe estetikja, nuk kanė asnjė pikėtakim ndėrmjetshėm. Njė shoqėri, e hapur dhe e lirė, pamėdyshje qė duhet tė ngrihet mbi vlerat morale. Nga ana tjetėr, arti i fjalės dhe ēdo lloji arti tjetėr, bazohet vetėmse mbi themelet estetike.

    Pra, dihet nga shumėkush, aq mė tepėr nga doktor-profesorėt e institucioneve, shkollore dhe tė shpallura si shkencore, se letėrsia ekziston dhe funksionon, pėrfundimisht mė pėrtej rrafsheve tė etikės dhe moralizimit tė shenjave letrare. Nė kėtė nahinė tonė, pra nė kopshtin tonė letrar, pa shumė shkėlqim, sidomos nė marrėdhėnie me artet dhe letėrsinė, pėrgjithėsisht ngatėrrohen punėt, sepse letrarja verifi kohet duke u bazuar nė kriteret e moralit, e qėllon shpeshherė qė e moralshmja tė verifi kohet me mjetet letrare. Dje, domethėnė nė kohėn e sistemit monist, shoqėria ishte e ndarė, nė tė lidhur me komunizmin, dhe sipas vetė sistemit, nė ata qė e kundėrshtonin atė. Pra, komunizmi me tė gjithė pėrbėrėsit e saj, me Sigurimin e Shtetit, me spiunėt dhe bashkėpunėtorėt e tij, me anėtarėt e partisė dhe simpatizantėt, ishte projektuar si njė vlerė morale dhe pėrfaqėsuese e shoqėrisė shqiptare, e cila u shemb pėrdhe me ardhjen e demokracisė.

    - Amoraliteti, pra qėndrimi i pamoralshėm, nė mėnyrė absurde dhe frymėmarrėse, po zė vend gjithnjė e mė shumė nė optikat shqyrtimore tė letėrsisė. Ky moment, i panevojshėm pėr t’u ndėrlidhur me dėshminė letrare, shpėrfaqet me tamtame, sa tė zė lemeria se ku po e zhysin sėrish letėrsinė, me gjasė trajtimin e saj, lidhet me moralizimin e zakonshėm me tė cilin e kemi shoqėruar ekzistencėn e letrares. Puna ėshtė se amoraliteti, pra mungesa edhe e etikės formale, po duken shenja tė frikshme pėr ta paraqitur botėrisht dhe me krenari absurde, si majėn e verifikimit tė drejtė dhe kulmor tė letrares. Puna ka mbėrritur deri aty sa sigurimsat dhe spiunėt e djeshėm (gjithė soji i bashkėpunėtorėve), sa ka njė pėrpjekje serioze pėr t’i paraqitur si heronjtė e sotėm. Pas pak kohėsh, servilėt dhe spiunėt e sotėm, me siguri po pėrgatiten qė tė jenė heronjtė e nesėrm.

    Po viktimat e djeshme, ku janė? Njė pjesė nė amshim, njė pjesė tjetėr tė dhunuar, dje nė burg e sot me shpėrfi llje tė plotė. Po ata qė nuk patėn asnjė lidhje me sigurimin dhe spiunėt, pėrse duhet tė dhunohen sistematikisht nga bishtpėrdredhurit e politikės sė dalėboje? Amoraliteti, sidomos ky i tanishmi, ėshtė ngritur duke pėrdorur dosjet, pra jo duke bėrė njė lojė tė ndershme, tė hapen dhe tė pastrohemi nga mbetjet e sė djeshmes, ose tė mos hapen dhe tė na lėnė rehat, por jo tė hapen kėshtu me pėrzgjedhje pėr nevojat klanore dhe politike tė caktuar, duke dhunuar shoqėrinė sėrish me tė pavėrteta, dhe nė rastin mė tė mirė me gjysmė tė vėrtetat, qė janė shumė afėr shpifjes dhe territ tė zakonshėm informativ.

    Prania e pengojcave, tė rrethimit tė letrares, tanimė me marifete mediatike dhe qėndrime jashtėletrare, bėn qė tė mos hapet realisht debati pėr letėrsinė, pėr mediokritetin e djeshėm dhe tė sotėm, qė para sė gjithash pėrlindet nga ndėrkėmbėcat moralė dhe amoralė, ndaj alternativave tė ndryshme letrare, tė pranishme dje dhe sot. Mbase, e vlen ta kthejmė kokėn, njė ēast tė vetėm, pėr tė parė se ku noton letėrsia shqipe tani. Letrarja ose thelbi i asaj, qė rėndom ėshtė quajtur letėrsi, ka tė bėjė:

    A - Me letraren serioze, pra atė pjesė tė shkrimit letrar qė e vijon ekzistencėn nė shtratin e hershėm tė letėrsisė si proces estetik.

    B - Me letraren joserioze, e cila pėrdor arsenalin e mjeteve letrare, por edhe duke i “shpėrfytyruar”, pra librat komercialė.

    C - Me letraren bestseller, njė tip ligjėrimi qė gėrsheton shkrimin serioz dhe komercial tė letrares, ku natyrisht pėrfshihen edhe librat historikė, fi lozofi kė, sociologjikė, seksologjikė etj., qė ka si matės nivelin e shitjes, dhe libri tanimė ėshtė kthyer nė mall.

    Rrethanat ekzistenciale tė funksionimit tė letėrsisė, sidomos ato tė ikje-ardhjeve tė modernes dhe pasmodernes, rrymave dhe shkollave letrare, e bėn tė pashmangshme verifi kimin nėpėrmjet tejqyrės mirėfi lli letrare. Kundrimi nė brendėsi tė materies tekstologjike, e ndėrlidhur me heqjen dorė prej leximit biografi k, duhet shoqėruar edhe me shqyrtimin krahasimtar tė atij teksti me letėrsinė e mėhershme, brenda dhe jashtė vendit. Ky verifikim dhe shqyrtim i domosdoshėm, tashmė i letrares si tekst dhe formėsim artistik, krijon premisat dhe parakushtet pėr t’u pėrfshirė nė shtjellat e funksionimit si letrare tė librave qė botohen me ritėm kozmik, dhe po kaq shpejt lihen anash skenės letrare, natyrisht pjesa mediokre e “prodhimit” letrar.

    Rishtas jemi nė njė gėrshetim tė letrares dhe joletrares, tė artit me mungesėn e plotė tė tij, tė estetikes dhe joestetikes, domethėnė tė letrares sė pastėr, por edhe tė njė rreziku ndaj letrares, qė ekziston vetėm si vlerė estetike, dhe tė asaj qė shpesh shihet si e tillė, edhe pse gati i mungojnė vlerat dhe shenjat letrare. Ky tip librash, tė cilėt e kanė vlerėn sipas shijes dhe botėperceptimit tė botuesit dhe tė lexuesit, qė nuk lexon tekstin letrar, por famėn dhe “kopertinėn”, pėr njė masė lexuesish, jo rrallė edhe studiuesish, edhe praninė joletrare, siē ėshtė fjala pėr letėrsinė komerciale, ose bjerrja e saj nė tipologjinė e shkrimit, enkas pėr librat bestseller, e emėrtojnė shpesh si kulmim letrar, duke tentuar tė habisin tė tjerėt kur pėr vete nuk janė ēuditur aspak.

    Nė kėtė rast mediokriteti shkrimor bashkėlidhet me mediokren studimore dhe ia zėnė frymėn letrares, e mandej gatiten tė zėnė fronin e gjenive tė letrave (sa shumė ka pjellur toka jonė) tė ēdo kohe, ndonėse nėpėr rreshta nuk fanitet asnjė shenjė letrare, qė tė yshtesh pėr ta lexuar, sepse na ka pushtuar shkretėtira e mungesave tė vlerave.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 18:38