BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pjepri: plot me vitamina dhe obligo-elemente!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pjepri: plot me vitamina dhe obligo-elemente!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/7/2011, 00:54

    Pjepri: plot me vitamina dhe obligo-elemente! Images

    Ja disa nga vlerat qe ka pjepri

    Ju pėlqen shume pjepri? Hani shume gjate verės? Beni shume mire. Pėrveē se te freskon, ky frut sjell shume te mira pėr organizmin tone. Me poshtė do te lexoni disa nga kėto te mira.


    Pėrveē te qenit i shijshėm dhe shuan etjen ai ėshtė i mbushur me vitamina. Pėrmban pro-vitamine A (karoten), obligo-elemente dhe fibra.

    Pjepri, njė frut i pasur me ujė dhe antioksidues

    Pjepri ėshtė njė frut veēanėrisht freskues, meqė pėrmban njė sasi te madhe uji (90%). Vlerat kalorike nuk janė shume te larta: mesatarisht ai ka 35-40 kcal pėr 100gr dhe sasi e sheqerit varion nga 6 deri ne 14 %. Vlera me e rėndėsishme? Ky frut ėshtė i pasur me provitamine A (beta-karoten) e cila ka vlera anti-oksiduese. Se bashku me mangon dhe kajsinė pėrbejnė tre frutat me me shume vitamine A. Sikur te hani 100gr pjepėr ju keni pėrmbushur gjysmėn e nevoje ditore me kėtė lloj vitamine. Beta-karoteni shndėrrohet ne vitamine A ne organizėm. Kjo e fundit ndihmon rritjen dhe zhvillimin e qelizave te sistemit imunitar. Specialistet thonė se ėshtė njė frut shume i mire sidomos pėr fėmijėt dhe adoleshentet. Pėr te pasur me shume vlera duhet te zgjidhni njė pjepėr qe ka brenda ngjyre portokalli te theksuar. Mundohuni te gjeni ndonjė qe te jete pak i ēare vete, sepse kjo tregon qe ai e ka arritur kohen e pjekjes natyrale.

    Duke ngrėnė pjepėr do merrni shume vitamina dhe obligo-minerale

    Pjepri pėrmban gjithashtu edhe vitamine C (25mg PR ēdo 100gr pjepėr). Kjo lloj vitamine ėshtė e nevojshme pėr prodhimin e kolagjenėve, por ėshtė dhe antioksiduese. Njė tjetėr vitamine qe e pėrmban ky frut ėshtė dhe vitamina B (ne sasi te vogėl). Po persa ju pėrket obligo-elementeve? Pjepri ėshtė i pasur me kalium (300mg pėr ēdo 100gr pjepėr). Pėrmban gjithashtu magnezium, kalcium, hekur, zink, bakėr, magnez, jod, etj. Te gjithė llojet e pjeprave i kane kėto elemente. Se fundmi duhet te themi se pjepri pėrmban edhe fibra te cilat bėjnė funksionimin e mire te zorrėve tona.

    Si ta konsumoni pjeprin

    Pjepri mund te konsumohet edhe ne fillim edhe ne fund te vaktit. Vetėm ata persona qe kane probleme me tretjen e ushqimit nuk duhet ta hane pas vaktit dhe duhet te hane pak. Nuk duhet konsumuar me shume se 150-200gr ne mėnyrė qe te mos merren shume kalori dhe ai te tretet i gjithi. Mund ta pėrdorni edhe te pėrziere me fruta te tjera ne njė sallate me fruta.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 07:55