Perberesit:
- 1 pako biskota digestive
- 1 filxhan arra ose bajame
- 1/2 pako gjalp
- 1 pako krem djathi(mascarpone)
- 1 filxhan qumesht panda(qumesht i embel dhe i trashe)
- 2 limona
- 1 vazo recel/marmelade luleshtrydhe ose fruta te pyllit
Pergatitja:
Ne rradhe te pare pergatisim bazen e embelsires.Ne mixer(blender) vendosim biskotat dhe arrat.Shkrijme gjalpin dhe e perziejme me biskotat dhe arrat e shtypura.Kete mase e shtrojme ne nje tepsi pyrex dhe e ngjeshim mire me dore, qe te formohet nje shtrese e njetrajtshme. Ne mixer rrahim kremin e djathit(mascarpone) me lekuren e grire te dy limonave dhe qumeshtin panda, derisa masa ta shtoje vellimin. Kremin e perftuar e shtojme mbi biskotat.Per te perftuar salcen qe do te hedhim mbi krem, hollojme recelin(marmeladen)me pak uje. Kete salce do ta hapim mbi shtresen e kremit te embelsires vetem pas nje ore, pasi ta kemi vendosur njehere embelsiren ne frigorifer qe te mpikset pak.