BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Omega 3, mrekullia e nje yndyre cudiberese!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Omega 3, mrekullia e nje yndyre cudiberese!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/7/2011, 22:32

    Omega 3, mrekullia e nje yndyre cudiberese! Images

    Sipas shume studimeve te fundit shkencore, yndyrat e peshkut kane nje aftesi per t’i mbrojtur qelizat nga plakja dhe jo vetem kaq.

    Ato mund te parandalojne tumoret, semundjet kardiovaskulare, depresionin. Ja ne c’menyre:Omega 3 eshte nje yndyre qe perftohet nga prodhimet e detit. Sipas nje studimi te fundit te publikuar ne nje reviste shkencore amerikane, del ne pah se ne cfare menyre acidet e kesaj yndyre jane te afta qe ta mbrojne qelizen nga fenomeni i plakjes.Madje ka shkencetare qe thone se jane ne prag te vertetimit te nje tjeter vetie te mrekullueshme te kesaj yndyre: aftesise per ta mbrojtur femren nga tumori i gjirit.

    Entuziazmi qe ka ngjallur dicka e tille ne rrethet shkencore, eshte kaq i madh, sa te shumte jane ata qe e kane cilesuar tashme Omega3 si “mbretereshen” e yndyrave. Madje, pikerisht zhdukja e yndyrave te tilla nga dieta e perendimoreve eshte nje nga faktoret e problemeve te medha shendetesore me te cilat jane perballur per shume vite, perfshi edhe kancerin e gjirit.

    Kjo, sepse sipas studiuesve, Omega3 ka nje aftesi shume te mire per te mbrojtur arteriet kardiovaskulare nga plakja cerebrale dhe parandalon nje numer te madh shqetesimesh, nder te cilat mund te permendim depresionin, problemet me veshkat, kolitin dhe disa forma tumorale.

    Por per cfare behet fjale me konkretisht? kur flasim per Omega3, kemi parasysh te pakten 3 lloj acidesh te ndryshme: me te njohurit (acidi eikosapentaenoiko, Epa dhe ai dokoesaenoiiko Dha) jane te pranishem kryesisht ne prodhimet e detit dhe duhet qe te bejne patjeter pjese ne dieten tone. Kjo do te thote me pak fjale qe duhet te konsumojme shume me shpesh peshk nga sa kemi bere deri me tani dhe vecanerisht i keshillueshem eshte salmoni.

    Por edhe acidi i trete i Omega 3, ai alfa-linoleico Ala, eshte thelbesor per organizmin tone, i cili nuk eshte i afte qe ta sintetizoje vete nje acid te tille. Behet fjale per nje acid qe gjendet shume me shpesh ne boten e zarzavateve, ne yndyren e farerave dhe te stikat. Pra nje diete e pasur me perime kryesisht te gjelbra eshte shume e rendesishme per te pasur nje shendet te mire.

    E rendesishme eshte gjithsesi qe te shmangen yndyrat me origjine shtazore. Pra nje diete e balancuar, e pasur me zarzavate dhe peshk, duhet qe te jete e mjaftueshme per te siguruar te gjithe elementet e nevojshem per te perftuar Omega 3. Kjo eshte shume e rendesishme, vecanerisht per sa u perket grave shtatzena ne momentet e formimit te embrionit te foshnjes se ardhshme. Jane acide qe sherbejne per te siguruar nje zhvillim te rregullt te fetusit.

    Dhe nuk eshte aspak e nevojshme qe nje grua, e cila ka nje diete te tille, te perdore edhe vitamina apo elemente te tjere farmaceutike. I rendesishem eshte jo vetem perdorimi i peshkut, por edhe menyra e ketij perdorimi. Sigurisht qe perparesi ne kete rast ka peshku i fresket dhe me pas vjen ai i konservuari, qe sigurisht ka me pak vlera. Po ja cilat jane me konkretisht disa nga perparesite e ketyre yndyrave:

    Mbrojtja e qelizave

    Duke vezhguar ate qe ndodhte me qelizat e pacienteve pas injektimit te Omega3 ne organizem, nje mjek pati nje ide mbi te cilin bazoi nje studim te tere. Studimi synonte zbulimin e menyres se funksionimit te Omega3 te qeliza dhe me saktesisht efektin e tyre te telomeret, ose qimet mbrojtese qe ndodhen ne maje te kromozomeve qe bejne edhe transportin e ADN-se. Sa me te gjata te jene keto qime, aq me mire eshte, sepse me kalimin e kohes ato shkurtohen dhe rrallohen dhe kjo ben qe ta ulin ndjeshem shpejtesine dhe cilesine e funksionit te tyre.

    Pikerisht Omega3 ka nje ndikim shume pozitiv ne ruajtjen e jetegjatesise se ketyre qimeve dhe ne nje fare menyre kjo ndikon indirekt ne shmangien e plakjes se njeriut. Pra, me pak fjale, ata persona qe kane me shume yndyra peshku ne trup, i kane me te gjata telomeret. Shpjegimi per kete eshte se kjo lloj yndyre shkaterron oksidimin qe eshte nje nga faktoret erozive te te gjitha organeve te trupit te njeriut.

    Ndihma per zemren

    Ne Shtetet e Bashkuara, ata qe kane kaluar probleme ne zemer, kryesisht nje infarkt, marrin doza Omega3. Edhe sot, ne nivel nderkombetar ka nje marreveshje ne lidhje me efektet pozitive qe ka ne zemer Omega3. Madje, sipas nje studimi, ka nje renie te vdekshmerise nga semundjet e zemres tek ata persona qe e perdorin kete lloj yndyre me rregullisht, krahasuar me ata qe e perdorin ne sasi me te vogel.

    Kanceri

    Nje nga arsyet e entuziazmit per Omega 3 eshte edhe fakti qe shume studiues mendojne se nje efekt parandalues Omega3 mund te kete edhe ndaj kancerit. Keshtu, eshte marre ne studim nje kampion grash pas menopauzes, te cilat u ndane ne dy grupe, ne ato qe kishin marre nje sasi te konsiderueshme vaji dhe ne ato qe nuk e kishin marre.

    Pas disa vitesh u vu re se grate e grupit te pare ishin me te prirura qe te mos zhvillonin kancer, ndersa te dytat kishin me shume prirje. Ky rezultat pati jehone ne te gjithe boten mjekesore, duke shtuar shume shpresat e parandalimit te semundjeve te tilla.

    Depresioni

    Deri me sot ka ekzistuar bindja qe Omega 3 mund te parandalonte deri ne njefare mase depresionin dhe kjo bazohej kryesisht te vezhgimet epidemiologjike te profesoreve te ndryshem, qe zbuluan se depresioni ne Gjermani ishte me i paket ne zonat bregdetare, pra aty ku njerezit konsumojne nje sasi me te madhe peshku se ne zona te tjera. Por se fundmi, nje teze e tille eshte konfirmuar plotesisht. Infoalbania

      Ora ėshtė 14/11/2024, 07:56