Make-up-i me tonet e arta eshte ideal per te nxjerr ne pah ngjyren e nxire te trupit. Deti ne perendim eshte i arte, lekura e nxire eshte e arte dhe rera e nxehte ka sfumatura te arta, nuk ka dyshim, ngjyra e veres eshte pikerisht e arta! Cdo gje perreth flet sipas ngjyres se cmuar dhe glamour edhe make-up-i nuk mund te mbetet me prapa ne tendencat e sezonit.
Te gjithe te "cmenedur" per te arten, ja disa keshilla per nje make-up komplet. Duke e nisur nga tonet e syve, keshilla eshte te luani me sfumaturat duke i perharur ato me kriter ne te gjithe harkun e qepalles. Per te realizuar nje grim te arte me efekt drite hije, ngjyre e arte e erret dhe e hapur, jane te rendesishme per te filluar kete make-up. Per koloritin, ideale eshte te perdorni nje fard te erret me pigmentim te arte, i padukshem ne shikim por qe shkelqen mollezat si te ishte nje pluhur magjik mbi lekure.
Efekti drites i ketij lloj fardi eshte i mrekullueshem dhe vecanerisht i pershtatshem per te nxjerr ne pah make-up-in e arte. Per buzet, nese e ndjeni veten shume fashion mund te perdorni nje buzekuq te arte per te kompletuar look-un total gold. Ne alternative zgjidhni nje buzekuq te kuq ose me tone roze per te zbukuruar buzet dhe pamjen prej ari. Tani jeni me te vertet gati per ti bere zili rrezeve te arta te diellit. ikub.al