Disa tendenca qendrojne per disa sezone, disa te tjera largohen me shpejtesi, ja nje permbledhje e shkurter e atyre qe jane "out" dhe "in".
Moda iken dhe vjen, dihet, por gjithmone e veshtire per ta parashikuar, kush do ta mendonte se nga vitet 80' ngjyrat shoking dhe beli i larte do te ktheheshin? Apo kush mund ta parashikonte se kostumi i plazhit trupor ne stilin e viteve 50' do te ishte mbreti i plazhit 2011? Tendencat, ikin dhe vijne per kete arsye nuk eshte e thjeshte te jesh gjithmone nje hap me moden, mbi te gjitha sepse ka trende te cilat nuk qendrojne per shume kohe.
Sezonin e kaluar ishin dy tendenca te rendesishme ne kepuce, cizmet Open-toe, per tu konsideruar sot jo ne trend, dhe sandalet ne stil "gladiatoresh", sot sandalet fashion jane te bera me fjongo apo materiale te tjera te lehta, por te cilat "zvarriten" deri tek kavilja, ndersa per te apasionuarat e peep toe, eshte kepuca e hapur ne maje, mundesisht slingback, me rrip mbi taban, i cili fiton dhe mbi aksesoret. Eshte gjithmone e me i zbehte kujtimi i belit te shkurter, i cila mbreteroi vitet e fundit, sot eshte nje kujtim i kaluar. Kerthiza jashte nuk eshte me nje bukuri femerore, perkundrazi eshte bere nje vulgartet, ndersa beli i larte, dhe nese duam vertet te nxjerrim barkun duhet te jete pjesa siper kerthizes, eshte mbreteresha e elegances per 2011. Ikub