Njolla klasike te cilat vijne si pasoje e diellit, si ti parandalojme, luftojme dhe mbulojme.
Bashke me nxirjen e lekures vijne edhe njollat te cilat nuk i durojme dot, armike te bukurise dhe estetikes. Keto shenja duhet te luftohen ne fazat e tyre, parandalim, eleminim dhe kamuflim ja sesi:
Shkaqet e njollave nga dielli vijne shpesh si pasoje e mbrojtjes jo te mire nga solare apo kremra, apo si pasoje e zakoneve te keqija si duhani, sepse nikotina alternon aktivitetin e melanines jo gjithmone ne menyre te kontrolluar. Nje shkak shume i shpesht eshte edhe marrja e kontraceptiveve oral te cilet shkaktojne hiper-pigmentim dhe rrit rrezikun per shfaqjen e njollave. Per te gjithe keta faktore, parandalimi eshte me i rendesishmi dhe efikasi, duke e mbrojtur lekuren me produkte efikasa per fototipin e lekures tuaj.
Ne keto raste ushqyerja dhe konsumi i frutave apo perimeve ndihmone epidermen te mbrohet nga rrezet e diellit. Nese njollat ekzistojne eshte me e veshtire per ti eleminuar dhe ne cdo rast eshte e nevojshme te beni trajtime dermatologjike. Ne pritje qe sezoni i ngrohte te kaloje, mund te beni ndonje truk per te fshehur njollat edhe ne diell. Ekzistojne ne treg produkte specifik per te fshehur ne menyre efikase keto njolla. Funksionojne si fondotinte normale por jane me rezistent dhe waterproof. Zgjidhni ngjyren qe i pershtatet ngjyres se lekures tuaj. ikub