BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E qeshura tregon karakterit tone

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E qeshura tregon karakterit tone

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/8/2011, 00:24

    E qeshura tregon karakterit tone Images

    Nepermjet menyres se si qeshim, mund te zbulojme disa ane te karakterit te atyre qe kemi perballe. Ja se si…


    Femrat

    1- Nese nje grua, ndersa eshte duke qeshur, ve here pas here gishtin e vogel te buzet, ajo deshiron te jete vete ne qender te vemendjes…

    2- Ne qofte se gjate te qeshures bashkebiseduesja juaj mbyll gojen me dore, kjo do te thote se ajo eshte modeste dhe jo shume e vendosur. Nje grua e tille e ka shume te veshtire te qendroje ne shoqeri per shkak te hutimit dhe mungeses se shkathtesise.

    3- Ne rast se nje grua, ndersa qesh, e hedh koken pas, ajo eshte e perzemert, por paksa mendjelehte, njeri qe beson kollaj. Ajo, nen ndikimin e ndjenjave dhe te emocioneve, mund te kaloje shpejt ne veprime impulsive dhe s’para e degjon zerin e arsyes.

    4- Ne rast se gjate te qeshures nje grua ve doren shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka nje natyre romantike dhe eshte enderrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, eshte e dobet.

    5- Kur femra, ndersa qesh, rrudh hunden, kjo tregon se eshte tekanjoze dhe se humori i saj mund te ndryshoje nga casti ne cast.


    Meshkujt


    1- Ata meshkuj qe e kane zakon te permbahen edhe ne nje ambient ku ka plasur gazi, si rregull, jane te qete, njerez te te cilet mund te mbeshtetesh, pasi nuk te lene ne balte, jane te ekuilibruar e te arsyeshem. Keta burra, zakonisht u qendrojne besnike grave te tyre, por grate merziten me meshkuj te tille dhe mund t’i tradhtojne…

    2- Ne rast se nje burre qesh me kenaqesi, lirshem, vecanerisht kur hedh koken nga pas dhe picerron syte, dijeni se ai eshte paksa mendjelehte dhe shkon nga te fryje era. Ne jete dhe sidomos ne marredhenie me grate, ai mund te te lere ne mes te udhes. Me nje njeri te tille mund t’ia kalosh mire, ne gaz e ne hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do te te dale diku apo dikur per zot… Me te eshte e kote te lidhesh marredhenie serioze…

    3- Nje burre qe shkulet se qeshuri me ze, duke e hapur shume gojen, zakonisht mund te jete njeri i dashur dhe i afte per t’u bere “shpirti i shoqerise”. Keta meshkuj zakonisht jane shume te zgjuar, babaxhane, por ne planin intelektual, jane primitive dhe paksa te palecitur. Prej nje njeriu te tille mund te degjosh ne cdo cast nje anekdote te bukur, por asnjehere s’ka per te diskutuar me ty dhe s’ka per te dhene opinion per nje liber qe ka lexuar…

    4- Ne rast se bashkebiseduesi yt, ne vend qe te buzeqeshe, zgerdhihet e zbardh dhembet, duke shtremberuar buzet nga e djathta, keni te beni me nje njeri arrogant dhe te paditur. Ai s’e ka per gje te genjeje dhe ne momente te caktuara mund te tregohet arrogant e i eger. Megjithese keta meshkuj i kushtojne rendesi pamjes se jashtme dhe mund te duken simpatike, ruhuni prej tyre…

    5- Ne rast se nje burri, gjate te qeshures, i shkon buza nga e majta ne te djathte, ky eshte nje njeri shume i ndershem, i rregullt, por ne te njejten kohe, pedant. Megjithate, tek ai mund te mbeshtetesh. Nje kavalier i tille mund te beje te lumtur cdo femer…

      Ora ėshtė 7/5/2024, 11:23