BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E qeshura!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E qeshura!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/2/2013, 18:44

     E qeshura! F8cb9616-a52e-4553-90d0-dd4cc79c0815---0-

    E qeshura ėshtė tipike pėr njeriun, kėshtu thonė edhe francezėt: “Le rire est le propre de l’homme”, meqenėse kafshėt, bimėt e sendet nuk qeshin. Te foshnjat, e qeshura ėshtė engjėllore, e pafajshme, e dėlirė. Kur rritemi, mėsojmė tė qeshim edhe ndryshe: sipas rastit, qeshim pėr tė shprehur gėzim apo kėnaqėsi, por qeshim edhe me pahir (A nuk themi shpesh “Qesh se nuk qaj dot?”), qeshim edhe me qesėndi, zgėrdhihemi, pra, qeshim duke shtrembėruar fytyrėn e duke zbuluar dhėmbėt, qeshim pėr t’u tallur me dikė (A nuk themi shpesh: “Mos, se do tė na qeshė bota”?) etj., etj.

    Por e qeshura duket njė dukuri veēanėrisht intriguese nė dy raste tė veēanta:

    1) Kur pėrballemi pėr herė tė parė nė publik me diēka tė panjohur fare: pėr shembull, kur fillojmė tė mėsojmė njė gjuhė tė huaj dhe na duhet tė shqiptojmė tinguj tė panjohur duke ndjekur udhėzimet e mėsuesit. Tek shohim shokėt e kursit tė hapin gojėn duke rrumbullakosur buzėt, na zė befas njė e qeshur e papėrballueshme, ajo ēka francezėt e quajnė “le fou rire”, d.m.th (e qeshura e ēmendur), ndonėse e dimė qė kjo nuk ėshtė e hijshme ngaqė i “prish” deri-diku mėsuesit ecurinė e zhvillimit tė mėsimit. Kjo mund tė shpjegohet me faktin se shokėt na duken disi tė ēuditshėm, pothuaj qesharakė me gojėn e hapur e me buzėt e rrumbullakosura, madje, pėr njė ēast, e pėrfytyrojmė veten nė vendin e tyre dhe vetja na duket qesharake para se tė na vijė radha pėr tė bėrė ushtrimin, prandaj na hipėn “e qeshura e ēmendur” si njė ēlirim i papritur energjish pėr tė rigjetur barazpeshimin.

    2) Tė gjithėve na ka ndodhur qė, kur sapo ka ndodhur njė vdekje dhe ne kemi shkuar pėr tė ngushėlluar familjen e tė ndjerit, dikujt t’i hipi “le fou rire”. Si shpjegohet kjo dukuri e ēuditshme? Pėrse individi nė fjalė nuk arrin ta pėrmbajė veten? Racionalisht, ai ėshtė i vetėdijshėm qė tė qeshėsh nė njė rast vdekjeje ėshtė vėrtet diēka e pahijshme, madje fyese, por, emocionalisht, ai nuk ėshtė i zoti ta mposhtė atė forcė tė verbėr qė e shtyn tė thyejė kėshtu disa rregulla shoqėrore tė pashkruara, por shumėshekullore. Tė jetė vallė njė reagim i instinktit tė jetės pėrballė impulsit tė vdekjes, njė pulsim jete qė rebelohet para ngėrēit tė vdekjes, pra, siē do tė vėrente Frojdi, njė formė qėndrese e Erosit pėrballė Thanatosit? Apo thjesht njė shkarkim nervor qė, nėpėrmjet tė qeshurės, synon lehtėsimin e njė stresi?

    Gjithsesi, kur qajmė, derdhim lot, por edhe kur qeshim mund tė na rrjedhin lot. Me sa duket, loti i lidhka kėto dy dukuri, ēka mund tė na nxisė tė mendojmė se, nė raste vdekjesh, edhe kur dikujt nga ne i hipėn “le fou rire”, kjo ėshtė njė formė ndryshe e tė qari, vajtimi, qė shpreh, me gjasė, njė orvatje tė pavetėdijshme pėr vendosjen e njėfarė gardhi mbrojtės nė psikikėn e tronditur tė individit nė fjalė. Nė fund tė fundit, a nuk kishte tė drejtė filozofi francez Henri Bergson kur thoshte: “Le rire est une rupture d’équilibre”? (E qeshura ėshtė njė prishje ekuilibri).

      Ora ėshtė 7/5/2024, 11:59