Te rralle janė ata qe nuk kane vuajtur ne asnjė moment nga era e keqe e frymėmarrjes. Ja disa rregulla pėr njė higjiene me te mire.
Frymėmarrja me ere te keqe nuk ėshtė njė fenomen misterioz. Shkaku njihet tashme: ajo vjen si pasoje e prezencės se hidrogjenit me sulfur dhe metilmercaptan-it. Rastet me te shumta e kane origjinėn nga goja. Mikrobet mblidhen poshtė gjuhės dhe prodhojnė erėn e keqe. Ne kėtė mėnyrė shpjegohet edhe era e keqe qe vjen ne mėngjes. Duke qene se natėn ne goje nuk prodhohet aq pėshtymė sa gjate ditės, bakteret kane tendence te grumbullohen. Edhe vetėm sikur ta shpėlash gojėn ne mėngjes dhe te hash buke, njė pjese e erės se keqe ikėn.
Por perse disa njerėzve ju vjen me shume ere dhe disa te tjerėve jo? Kjo lidhet edhe me dhembet, kariesin dhe llojin e ushqimit. Sapo ju vini re qe diēka nuk po shkon mire me erėn e frymėmarrjes apo gojės suaj duhet te bėni njė kontroll tek dentisti. Ai do iu japė edhe kėshilla pėr njė higjiene me te mire, sidomos nėse keni njė paradontit apo acarim te mishrave te cilat shkaktohen nga grumbullimi i mbetjeve ushqimore.
Lani gjuhen
Vihet re qe era e keqe vjen ndonjėherė edhe tek ata persona te cilėt kane njė higjiene te mire dentare. Gjithsesi minimumi qe ju duhet te bėni ėshtė te lani dhembet pas ēdo vakti dhe te pėrdorni fillin dentar pėr te hequr mbetjet e ushqimit.
Rekomandohet gjithashtu te lani gjithmonė edhe gjuhen, sidomos pjesėn e poshtme te saj, atje ku mblidhen edhe bakteret. Neper farmaci te ndryshme sot ka dhe kruajtėse gjuhe, por ne pamundėsi ju mund te pėrdorni edhe njė luge te vogėl.
Dezinfektantet janė te mire por heqin vetėm pėr pak kohe erėn e keqe. Mos pėrdorni shpesh produkte me baze chlorexidin-i sepse a efekte anėsore. Mendohet se ato shtojnė rrezikun pėr kancer te gojės.
Shmangni tharjen e gojes
Cimcakizi, karamelet apo spray-et e ndryshme jene thjesht njė maskim pėr erėn e keqe te frymėmarrjes. Edhe ato e heqin atė pėr pak kohe. Gjithsesi ajo nxitin paksa prodhimin e pėshtymės dhe ne e dimė qe goja e thate rrit me shume mundėsinė e erės se keqe.
Ka disa sėmundje dhe produkte te cilat thajnė pėshtymen dhe sjellin njė ere karakteristike. I tille ėshtė rasti i duhanit. Ne raste tharjeje te gojės duhet pire ujė ose pije te ndryshme apo duhen konsumuar dhe ushqime te ēfarėdo lloji. Ikub