Raftet e parfumerive, farmacive apo dhe te supermarketeve jane te mbushur plot me kremra antirrudhe me formula nga me ekstravagantet. Ndryshon ambalazhi, shkrimi, sigurisht cmimi, por pjesa me e madhe kane nje element te perbashket: permes perbersve gjendet gjithmone retinoidi, derivat i vitamines A. Cfare jane retinoidet? Eshte e vertete qe jane nje eliksir per te "fshire rrudhat"? Vitamina A eshte thelbesore per shendetin e syve dhe te lekures. Ekziston natyralisht ne melci, ne gjalp dhe ne veze, dhe beta-karroteni gjendet ne perimet me ngjyre si karrota, patatet e embla dhe spinaqi.
Lekura nuk mund ta perdori vitaminen A ashtu sic eshte, por duhet ta konvertoje ne acid retinoik qe te marre prej saj te mirat. Retinoidet stimulojne edhe kolagjenin, nje proteine e cila permban lekuren kompakte dhe elastike, duke bllokuar genet qe shkaktojne plakjen dhe shtojne aktivitetin e geneve te tjera pergjegjese per prodhimin e tij. Problemi qe qendron ne baze te retinoideve dhe qe ben kete objekt per debat mbi te gjitha ne Amerike, eshte se degradojne driten dhe per kete pjesa me e madhe e dermatologeve rekomandojne aplikimin e tyre gjate nates para se te flini. Kjo do te thote se lekura, trajton keto substanca, dhe eshte me e ndjeshme ndaj djegieve nga drita e diellit.
Eshte e nevojshme edhe te kuptoni perdorimin e ketyre produkteve gjate nje dite normale nuk perbejne problem, por vetem nga ekspozimi intens dhe te gjate ne diell. Ne fakt, per qellime marketingu, retinoli perdoret gjere ne kremrat solar mbrojtes me faktore te larte. Environmental Working Group, nje kompani amerikane ne mbrojtje te konsumatorit, pa qellime perfitimi, po "lufton" te lajmeroje per te gjithe kremrat solar te cilet permbajne vitamine A se mund te provokojne kancer. Kjo shoqeri i rekomandon konsumatoreve te evitojne produktet solera te cilet permbajne kete perberje. Nga ana tjeter, eshte nje grup dermatologesh ne industrine e kozmetikes, te cilet nuk jane dakord dhe nxjerrin ne pah kerkimet e tyre shkencore ne lidhje me kete debat. Cfare duhet te bejme? Deri sa nuk do te kete teste te tjera me specifik nuk eshte e mundur te nxjerrim nje perfundim. Ashtu sic ndodhe shpesh konsumatoreve i mbetet atyre te bejne zgjedhjen e tyre. ikub