Hulumtimet tregojne se ushtrimet aerobike jane me te mira se ushtrimet rezistence nese deshiron te largosh dhjamin e barkut qe permban kercenim serioz ndaj shendetit tuaj.
Rezultatet e nje studimi tete-mujor te publikuar ne American Journal of Philosophy, tregojne se ushtrimet aerobike jane me te mira se rezistence trajnimi (si peshengritja) per te larguar dhjamin e barkut. Sipas USAToday.com, hulumtuesit kane shikuar se si keto dy lloje te ushtrimeve ndikonin ne dhjamin e melcise dhe ate viskeral, dhjam i cili ndodhet thelle brenda abdomenit dhe mbulon hapesiren mes organeve te brendshme. Ky lloj i dhjamit eshte i lidhur me rritje te rrezikut per semundjen e zemres, diabeti dhe disa lloje te kancerit.
Ushtrimet aerobike mesatarisht shkrinin 67 perqind me shume kalori se sa rezistence trajnimi dhe dukshem zvogelonin dhjamin e barkut dhe rreziqet shendetesore te lidhura me te. Ushtrimet Rezistence jane te mira per shtimin e fuqise dhe rritjen e mases trupore thote autori udheheqes dhe fiziologu Cris Slentz nga Duke Universiteti. Por nese je mbipeshe, ku dy e treta e popullates jane, dhe deshiron te largosh dhjamin e barkut, ushtrimet aerobike jane zgjedhje me e mire per shkak se keshtu ju digjni me shume kalori. Infoalbania