Te gjitha femrat i veshin ato. Nga vajzat e vogla qe sapo jane ngritur ne kembe duke hedhur hapat e pare e deri tek te moshuarat, apo modelet qe duan relaks jashte pasarelave, duke menduar se kepucet balerina qe njihen ne gjuhen popullore "sheshkat"jane te sigurta per kembet. Por vec rehatise ne te ecur, apo pamjes se nje kembe te rregullt e sportive, kepucet e balerinave ndryshe nga sa mendohet jane te rezikshme.
1- Mungesa e ajrimit shkakton dhmje ne thembra dhe plasaritje. Prandaj duhet te alternoni here pas here kepucet me taka dhe ato te sheshta, si dhe te perdorni krem ose xhel qe shmang plasaritjen.
2- Gishtat per shkak te ngushtesise krijojne presion mbi lekuren duke shkaktuar dhe demtime te saj dhe korezim. Duhet te perdorni tampone mes gishtave.
3- Kepucet e sheshta, ndryshe nga sa duken nuk jane aq komode, pasi shkaktojne dhembje te thembres per shkak te mungeses se mbeshtetjes se thembres. Ndaj dhe trajneret shpesh veshin kepuce me thembra per tu stervitur.
4- Sheshkat shpesh jane burim kallosh dhe humbje elasticiteti per muskujt. Ndaj shpesh duhet te vishni kepuce me pak take ose take te larte per te riaktivizuar elasticitetin e kembeve tuaja.
5- Duke besuar verberisht tek kepucet e balerinave, ju qendroni gjate ne kembe duke kryer aktivitetet tuaja. kjo shpesh kthehet ne armikun e gishtave tuaja, duke shkaktuar te cara. Ndaj keshilla eshte, mos qendroni gjate ne kembe me sheshkat veshur ose alternoni veshjen tuaj dhe me kepuce me pak take, por pa ekzagjeruar. ikub