Duke u nisur nga disa zgjedhje qe mund te beni, ju mund te kontrolloni mjaft mire mbledhjen e nje pjese te mire te pasurise suaj. Disa elemente, ne dukje te parendesishem, mund te bejne ndryshimin e madh ne te ardhurat tuaja.
1.Martesa
Dy njerez sigurisht qe nuk shpenzojne aq sa nje, por te ndash shpenzimet e mbajtjes se shtepise mund te kete nje impakt befasues ne pasurine tuaj.
Sasia mesatare e shpenzimeve te nje cifti te martuarish, sipas nje studimi mbi shendetin te bere nga Census Bureau, eshte kater here me e larte se shpenzimet e nje mashkulli beqar dhe pese here me e larte sesa ato te nje femre beqare.
Sigurisht qe pritet edhe nje shperndarje, duke qene se shumica e njerezve ne fakt martohen, cka do te thote se grupi i beqareve do te ishin me te varfer.
Por, hendeku mbi pasurine mbetet thelbesor edhe kur sheh njerez te se njejtes moshe. Nje studim 15-vjecar i realizuar me 9000 njerez, qe fillonte ne kohen qe ata ishin 20 vjec, tregon se personat qe u martuan dhe qe qendruan te martuar, dyfishuan vleren neto te tyre ne krahasim me ata qe qendruan beqare.
Per me teper, pasuria e cifteve te martuara rritet me nje hap me te shpejte me nje mesatare prej 16% ne vit, kundrejt rritjes prej 8% te nje personi beqar. Kjo do te thote se nje cift qe qendron se bashku ka mundesi qe te krijoje nje pasuri me te madhe sesa mund te krijonin dy persona beqare te marre se bashku.
Por, ate cka jep martesa mund te ta marre mbrapsht divorci. Kater vite para se te mberrihet tek divorci, pasuria fillon te bjere. Pas ndarjes perfundimtare, pasuria e nje personi tipik te divorcuar eshte 77% me e ulet sesa ajo e nje personi qe kishte qendruar gjate gjithe kohes beqar.
Kur meshkujt fillojne te bejne pak perpara, vjen divorci dhe shkaterron pasurine e te dyve, - shkruan Xhei Zagorski, nje kerkues i Ohio Universitys Center. - Te martohesh dhe te qendrosh i tille lidhet me sasi me te medha parash sesa po te ishe beqar.
Perfundimi: Martohuni, por me zgjuarsi. Te shpenzoni para ne keshillim martesor mund te jete nje investim mjaft i mire, nese kjo ndihmon ne parandalimin e divorcit.
2. Pronesia mbi shtepine
Eshte e qarte qe pronesia mbi nje shtepi lidhet me zoterimin e nje pasurie me te madhe. Por, ashtu sic ndodh me nje martese, nje fund i keq mund te jete shkaterrues per financat tuaja.
Megjithate, ne vitin 2006, miliona njerez zbuluan se nje shtepi te cilen nuk mund ta perballosh dot, nuk eshte nje aset, si pasoje e krizes ekonomike globale, qe nisi pikerisht nga shtepite. Perpjekja per te kryer nje pagese te paperballueshme dhe vrastare mund te tkurre ndjeshem kursimet tuaja apo tju detyroje te shisni shpejt, gje e cila do te ulte ne maksimum vleren tuaj ne karten e kreditit, efekt ky qe mund te zgjase deri ne shtate vjet.
Studimet mbi pasurine e njerezve qe jane detyruar te shesin jane te pakta, por Zagorski dhe kolegu Lois R. Lupica nga Universiteti Maine School of Law zbuluan se rrezimi nga nje problem i tille falimentimi ishte jashtezakonisht jetegjate. Atyre, te cilet kishin falimentuar, u jane dashur se paku 25 vite per te rimarre veten dhe te kapnin vleren e pasurise se nje personi qe nuk kishte falimentuar ndonjehere. Pesembedhjete vjet pas falimentimit, pasuria e tyre mund te ishte qindra miliona leke, ndersa pasuria e atyre qe nuk kishin falimentuar ishte me e larte.
Perfundimi: Shumica e amerikaneve qe zoterojne nje shtepi (65.9%, sipas shifrave te fundit), vertet e kane nje prone, por ky vendim nuk eshte aq i sigurt. Sigurohuni me pare qe do te qendroni ne te njejtin vend per shume vite. Gjithashtu ju duhet te keni hequr menjane edhe shume kursime, ne menyre te tille qe te mund te mbuloni shpenzimet e mirembajtjes dhe riparimet. Se fundmi, perpiquni qe te mbani pagesat e medha ne shifren 25% ose me pak te te ardhurave tuaja te pergjithshme. Kjo do tju ndihmoje per te siguruar sasine e mjaftueshme te parave qe do tju mbulojne nevojat e tjera te jetes. Dhe mos harroni, ju doni te zoteroni nje shtepi, por jo te zoteroheni prej saj!
3. Arsimimi
Arsimi i larte jo gjithmone shperblehet financiarisht. Ne vendin tone numri i diplomave eshte gjithmone ne rritje. Rastet me te deshperuara jane ato kur nje person merr nje sasi te madhe parash borxh dhe ose nuk arrin te marre dot diplomen ose diplomohet ne nje fushe e cila nuk ka shume te ardhme profesionale.
Megjithate, per shumicen e te arsimuarve, diploma ben ndryshimin e madh. Te ardhurat mesatare familjare te nje te diplomuari jane me te larta, ndersa te nje qe ka vetem diplome te shkolles se mesme jane me te uleta. Qendra Kerkimore Pju vlereson se pas marrjes ne konsiderate te sasise se parave te hedhura per shkollim dhe te atyre te fituara me vone, rezulton se ne SHBA nje i diplomuar fiton gjate jetes se tij rreth 550,000 dollare me shume se nje tjeter i padiplomuar, e nje perfundim i ngjashem, ndonese jo ne keto shifra duhet te jete i vertete edhe per vendin tone.
Per me teper, shifra e te papuneve ne radhet e te diplomuarve eshte sa gjysma e shifres se te padiplomuarve.
Perfundimi: Nje diplome universitare eshte mjaft e rendesishme. Ne te ardhmen do te behet akoma edhe me e rendesishme, por ajo qe ka rendesi eshte se cfare studioni dhe se sa shpenzoni per ate. Studentet dhe familjaret e tyre kane nevoje qe te sigurohen se ju po studioni per nje dege qe ka mundesi te mira punesimi. Per me teper, ata duhet te sigurohen qe ju nuk po e teproni me kredite.
4. Vetepunesimi
Duhet te keni degjuar per statistikat e frikshme per sa biznese deshtojne, statistika qe gjithsesi shpeshhere jane te ekzagjeruara. Nje biznes familjar, eshte gjithmone nje zgjidhje e zgjuar per te nisur shtimin e te ardhurave, pasi keto, jane me kosto te ulet dhe mbi te gjitha me rrezik te ulet. Ndonese fitimi nuk eshte i madh, me kalimin e kohes ekzistojne edhe mundesite e riinvestimit.
Nje person qe kerkon te nise nje biznes te vogel, fillimisht duhet te kerkoje per nje ide te suksesshme biznesi, te pyese veten a eshte i afte per t'iu kushtuar ketij biznesi dhe te ndertoje nje plan biznesi
Nje person qe deshiron te filloje nje biznes te vogel, duhet te beje tri gjera para se te siguroje fondet e nevojshme dhe gjetjen e nje vendi te pershtatshem per biznesin: te percaktoje interesat dhe aftesite e tij, te kerkoje per nje mundesi te suksesshme biznesi dhe te ndertoje nje plan biznesi.
Per te pakesuar mundesite per deshtim, pronaret e ardhshem te biznesit duhet t'ia fillojne nga vleresimi i fuqive dhe dobesive te tyre. Disa pronare biznesesh te vogla provojne nje numer mundesish per biznese te ndryshme para se te vendosin per ate qe pelqejne me shume. Nje vleresim i ndershem per vetveten mund te ndihmoje ne eliminimin e eksperimenteve qe harxhojne kohe dhe jane potencialisht te kushtueshme (si per para, ashtu dhe per krenari personale).
Bizneset nuk lulezojne vetem sepse pronaret e tyre jane shume punetore, por sepse prodhimi i ketij biznesi ploteson nje nevoje te caktuar. Prandaj hapi tjeter para se te filloni nje biznes te vogel eshte identifikimi i nje mundesie per te plotesuar nje nevoje.
Nje menyre per ta bere kete eshte te kaloni disa vjet duke punuar ne nje fushe me interes per ju. Ndersa punoni jini te vemendshem. Cfare produktesh dhe sherbimesh siguron tashme kompania? Kush i blen ato? A jane klientet te kenaqur? A deshirojne dicka qe kompanite ekzistuese nuk ua sigurojne? Pergjigjja e pyetjeve te tilla mund t'ju sugjeroje nje mundesi per nje biznes te ri. Ju mund te zgjidhni gjithashtu nje fushe ne baze te njohurive tuaja te vecanta, interesave, aftesive ose lidhjeve personale.
Shumica e personave nga bizneset e vogla zakonisht ndertojne nje plan biznesi. Ne te vertete, shumica e bankave vendosin t'u japin kredi vete bizneseve te vogla qe kane nje plan te tille formal. Pjesa financiare e planit eshte me e rendesishme per kreditoret sepse shpjegon si pronari do te siguroje vazhdimesine e biznesit. Megjithese shkaku kryesor per deshtimin e bizneseve te vogla eshte menaxhimi jo i mire, shkaku tjeter eshte edhe mungesa e parave per te vazhduar veprimtarine. Plani i biznesit duhet te perfshije treguesit me te rendesishem financiar per te siguruar fondet e nevojshme per fillimin dhe me vone vazhdimin e aktivitetit.
5. Vendosni te kurseni
Shpeshhere duket se eshte e pamundur, por ne fakt, kursimi eshte thjesht nje hap larg, pasi eshte teresisht ne doren tuaj, mjafton qe te vendosni te kurseni.
Secili prej nesh ka nje menyre te veten per te kursyer para, por jo te gjithe arrijne ta bejne nje gje te tille. Per doreleshuarit, faqja amerikane ehow.com ka hartuar nje sistem te perbere prej dhjete pikash te thjeshta, te cilat te mesojne se si te shpenzosh me pak te holla, gje qe ne kete periudhe krize nuk eshte vetem e sigurt, por edhe e nevojshme. Dihet qe muajt me te mire per te kursyer para jane gjate veres, jo kur jeni me pushime, por kur qendroni ne shtepi. Gjate asaj periudhe keni me pak stres pune dhe me pak miq rreth e rrotull me te cilet te dilni darkave, apo te beni pazar. Pervec kesaj keni edhe gjithe kohen e botes ne dispozicion per tu ulur ne tavoline dhe per te bere llogarite.
Parate nuk mjaftojne kurre, megjithate mund te fitoni duke marre ndonje shperblim te vogel ne pune ose duke gjetur dicka tjeter e cila eshte me e thjeshte per tu realizuar. Per te pasur me shume para ne dispozicion, duke mbajtur te pandryshuar standardin e jeteses, do te mjaftonte te kursenit pak me shume, pa e tepruar me koston e blerjeve, sidomos per produktet e perditshme qe blihen me shpesh. Ka shume nga ata qe besojne se per te shpenzuar me pak eshte e nevojshme te blihen produkte te nje cilesie te ulet, por nuk eshte keshtu. Sot eshte e lehte te gjesh produkte cilesore me cmim te ulet, sepse te gjitha aktivitetet tregtare, madje edhe nje dyqan i vogel poshte shtepise, bejne oferta speciale dhe ulje cmimesh. Keshtu, per te kursyer, gjithmone pa hequr dore nga cilesia, eshte e nevojshme te dini ku ta blini produktin qe keni nevoje.