BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kristaq Mitro: Me vjen te kem njehere nje pale gershere!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kristaq Mitro: Me vjen te kem njehere nje pale gershere!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/9/2011, 10:50

    Kristaq Mitro: Me vjen te kem njehere nje pale gershere! 1315231642-shekulli_v


    Nga filmi “Njeriu i mirė” njerėzit mund tė kujtojnė kollaj si batuta: “Djalė i mbarė, shtroju punės dhe lėri pehlivanllėqet shkencore” ose “Vera me Mollasin tė mos presė, personi nuk ėshtė paraqitur”.

    Problemet qė ngre njė film si ky nė kuadrin e njė kinemaje tė indoktrinuar dhe tė njė traditė me kontribute nga mė tė ndryshmet, nuk janė pak.

    Gjetėm rastin e homazhit qė Festivali i Filmit tė Durrėsit i bėri aktorit Vangjush Furxhi, protagonist te “Njeriu i mirė” me rolin e Kiēos, tė bisedonim me njė nga regjisorėt, Kristaq Mitron (Ibrahim Muēaj nuk jeton mė). Filmi u shfaq nė ekranin e madhe tė teatrit “Aleksandėr Moisiu”. Mitro e Muēaj janė tė dy autorė tė “Dimri i fundit”, “Tokė e pėrgjakur”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Apasionata”,

    “Duaje emrin tėnd”, “Njė djalė dhe njė vajzė”. Prej vitit 1990, Mitro nuk ėshtė marrė mė me filmin artistik. Aktualisht ėshtė pedagog nė Degėn e Regjisė nė Akademinė e Arteve, Tiranė.

    Njeriu i mirė ėshtė realizuar nė Tiranė mė 1982. Si e shikoni tani?

    Isha gati tė ēohesha dhe tė prisja, tė ndėrtoja nė formė tjetėr, jo pėr tė xhiruar, pėr tė spostuar sidomos. Kishte gjėra qė pėr mua ishin tepėr.

    Do donit tė ndryshonit mėnyrėn e tė bėrit tė filmit, po pėrmbajtjes, ē’mund t’i bėnit?

    Kam rezerva edhe pėr historinė, pėr konfliktin bazė, tė cilin unė dhe kolegu, Ibrahim Muēaj, kemi dashur qė ta heqim. Tė them tė drejtėn nuk dua t’i them tė gjitha.

    “Njeriu i mirė” ėshtė bazuar nė tregimin e Dritėro Agollit, ju keni respektuar pėrmbajtjen e tij?

    Po, kemi lėvizur fare pak nga tregimi.

    Nuk mund ta kursenit konfliktin klasor-politik, por edhe qesharak, pėr shkak tė “njė daje me Ballin”?

    Ne kemi dashur ta bėnim, por nuk e lėviznim dot, sepse nuk na lejonin ta lėviznim.

    Filmi ėshtė i konceptuar fund e krye me atė frymė: njeriu i mirė ėshtė njeriu i ri i socializmit. Pėrderisa pranuat tė bėnit njė film tė tillė, do pranonit edhe tė fusnit nė skenar gjėra qė nuk do donit.

    Patjetėr, ne nuk mund tė dilnim dot nga ku ishim futur. Ishte e vėshtirė. Po ju tregoj njė detaj. Nė dekor ishte njė bust i Enver Hoxhės, tė cilin e kemi hequr me shumė kujdes dhe nė film nuk ka bust tė Hoxhės. Vetėm kur vjen Teloja nė dhomė, pranė kalendarit shohim se ėshtė ngjitur njė fotografi e Enver Hoxhės. Nuk ishte, e ngjitėn, rekuizitori. Tė gjithė ishin tė formatuar. Por ka momente qė filmi merr mirė. Ėshtė ndėrtuar me elipsė dhe ėshtė elipsė e mirė. Ju kujtoj edhe njė moment nė filmin tonė “Apasionata”, kur Kastriot Ēaushi i thotė Matilda Makoēit, “tė dua” dhe shkund pemėn.

    Dolėt te teknika: lėvizja e kamerės mbrapa shpinės sė Vangjush Furxhiut i mbetur vetėm nė korridor, i shton tensionin personazhit. Sot kjo gjė ėshtė mė se e zakonshme pėr kinemanė tonė, por jo dje. Pse ishte e vėshtirė tė realizohej skena me karelė?

    Kėto dy momente, elipsėn dhe karelėn, kur i ripashė, falėnderova veten. E diskutuam qė nė fillim me kolegun qė karela do ta ndihmonte tronditjen e personazhit tonė, mjeshtėrinė e aktorit. Kinemaja ka mjetet pėr ta bėrė kėtė gjė. Thėnė ndryshe, kinemaja ėshtė pėr mua melodia e syrit dhe janė pikėrisht kėto instrumente qė e ēojnė aty.

    Dekori ėshtė kėrkuar, siē e vutė re, i tillė qė tė shihen paralelisht veprimet e dy personazheve qė ndodhen nė dy dhoma tė ndryshme. Kjo krijonte njė mizanskenė tė kėndshme. Prej kėtej personazhi i Kiēos do tė vinte nė korridor ku ne duhej tė punonim me karelė.

    Fillimisht duhej ndėrtuar karela e cila realizohej nga njė mjeshtėr nė ofiēinė. Ishte e vėshtirė sepse nė atė pozicionin duhej tė bėheshin harqe, ndėrtuam rotativin e vogėl, vendosėm boksin qė ėshtė shumė i madh, njė aparat silencioz qė e mbanin katėr vetė. Arriti tė bėhej kjo pjesė me stativė, me kamerė tė vogėl. U bėnė disa dubla. Vangjushi e ndjeu rėndėsinė e kėsaj pune dhe filloi t’i jepte pėrgjegjėsi vetes. Mirėpo nganjėherė kėto pėrgjegjėsi e bėnin mė tė mirė Vangjushin. Dhe thoshte: do tė mė falni, kėrkoj njė kujtesė emocionale. Ishte aktor qė e kėrkonte sinqeritetin. Unė them qė aktori ėshtė atlet i zemrės.

    Ėshtė agresiv portreti i tij nė dialogun me Eva Alikajn nė tavolinėn e kuzhinės ku Vangjushi shikon nė kamerėn qė ndodhet nė anėn e spektatorit.

    Kjo ėshtė kamera subjektive.

    Pak u fol pėr aktorin nė homazhin qė i kishte kushtuar Festivali i Filmit nė Durrės.

    Edhe pse nė ceremoni u ngjit nė skenė Mihal Luarasi, regjisori i “Njollave tė murrme”, drama e dėnuar rėndė nė plenumin IV. Furxhi kishte qenė protagonist dhe siē dėshmojnė bashkėkohėsit, kjo e dėmtoi shpirtėrisht e psikologjikisht aktorin.

    Vangjush Furxhi ishte njė libėr qė nuk u shkrua i gjithė. Akoma te ne nuk po piqet kultura pėr tė folur hapur se ēfarė ėshtė njeriu dhe ēfarė ėshtė artisti. Nė kėtė mėnyrė shpjegohen mė mirė rrethanat, nė ēfarė kushtesh kanė punuar kėta artistė dhe si kanė ndikuar nė krijimtarinė e tyre.

    E di? Kishte raste qė me Vangjushin nuk punohej. Ai binte nė njė depresion tė madh. Unė e Ibrahimi shikonim njėri-tjetrin dhe na duhej tė anulonim xhirimin, sepse nuk punohej.

    Ai ishte shumė fėmijė. Besonte nė atė qė i thoshe, hapte sytė, tė shikonte me habi e pas kėsaj fillonte tek ai dyshimi i madh. Nga gėzimi kalonte nė dyshim. Ai jetonte me njė frikė tė madhe pas asaj qė kishte ndodhur me “Njollat e murrme”.

    Vangjushi nuk u vlerėsua pėr rolin e Kiēos te “Njeriu i mirė” sepse u vlerėsuan tė tjerė nė atė film dhe ngaqė mendohej si personazh negativ.

    Ai e kishte zakon t’i linte rolet. Ėshtė njėlloj si Robert Ndrenika e Sulejman Pitarka. Kėtė tė fundit donim ta merrnim te “Dimri i fundit”, u hoq kaq i sėmurė dhe paraqiti para nesh kaq lloj sėmundjesh sa besuam se e kishte keq punėn.

    Si ishin raportet nė role mes Vangjushit dhe partneres sė tij Eva Alikaj?

    Nganjėherė kishim probleme sepse Eva ishte e vrullshme, goditėse, ndėrsa Vangjushi e merrte rolin thellė brenda vetes sė tij, dhe herė e pranonte, herė nuk e pranonte. Kishte dilema. Vangjushi shfrytėzonte imagjinatėn. Siē thotė Bela Balazh, kinemaja ka vetėm tė tashme, edhe Vangjushi ėshtė i tė tashmes nė kinema dhe do tė jetė i kėsaj kohe. Ky ėshtė Vangjushi.

    Gjėja qė e ka dėmtuar kinemanė dhe duke pėrfshirė “Njeriun e mirė”, ishte paraqitja e njė realiteti qė nuk ekzistonte. Qė ky Teloja nuk mund tė ishte i gėzuar qė po e transferonin…

    Njė manipulim i jashtėzakonshėm i tė vėrtetave. Kinemaja ėshtė vėrtet manipulim i realitetit, pėr tė parė nė mėnyrė mė estetike dhe emocionale njė tė vėrtetė, por jo pėr ta shtrembėruar dhe pėr tė gėnjyer me tė.

    Por mė duhet tė pohoj se shumė gjėra deshėm t’i bėnim ndryshe dhe nuk ishim tė zotėt t’i bėnim ndryshe.

    Edhe tė donit ta zėvendėsonit konfliktin qė e shkėput Verėn me Telon, nuk do mundeshit?

    Ne donim ta zėvendėsonim me njė konflikt tjetėr, por autori, Kryetar i Lidhjes atė kohė nuk pranoi. Nuk u lejua as nga Kėshilli Artistik i Skenarit. Luftuam tė tre, bashkė me Nexhati Tafėn me tė cilin kishim punuar pėr “Dimrin e fundit”, “Apasionatėn”.

    Konflikti qė gjeneron Kiēo me tė motrėn i cili pėr karrierė kėrkon ta martojė me njė njeri me pushtet, ėshtė edhe konflikt prej natyrės sė kėtij karakteri, prej instinktit, pėr tė qenė protektor ndaj motrės. Nė familje ėshtė gjithnjė dikush qė do tė zotėroj njeriun e vet, babai fėmijėn, vėllai motrėn. Por kjo mezi duket sepse boshti ideologjik i mban urtė kėto anė psikologjike tė raporteve njerėzore.

    Nė drejtim tė personazheve kishte edhe diēka tjetėr. Personazhi i Eva Alikajt duhej qė ta sfidonte vėllanė, duke kuptuar disa gjėra tė karakterit tė tij, por ndoshta kėto nuk kanė dalė. Mund tė jetė dhe mangėsia jonė. Por ishte gjithmonė mendimi pėr tė nxjerrė nė kėtė rast njėfarė emancipimi tė femrės. Dhe kjo duket deri–diku.

    Ju thashė pak pėrpara, tek e shihja filmin mė hanin duart.

    Filmi vuan hera-herės nga ritmi i ulėt. Pėrveē detyrave qė duhej tė pėrmbushte nė drejtim tė metodės sė realizmit socialist e tė partishmėrisė, ėshtė thėnė qė ritmi ka qenė njė problem pėr kinemanė shqiptare tė para nėntėdhjetės. Ėshtė e pėrulur ajo qė thatė pak mė pėrpara: ne edhe po tė donim tė punonim ndryshe, nuk do tė mundeshim. Ēfarė kishte humbur kineasti gjatė riprodhimit tė kėsaj stampe?

    Te ritmi jo, aq dinim, aq kishim mėsuar.

    Nuk mund tė thuhet kjo gjė pėr njė film me seri si “Liri a vdekje”?

    Te ai film dhamė gjithēka. Ne nuk donim tė ishte me dy seri. Na erdhi urdhri, ishte ēėshtje norme. Janė dy versione tė kėtij filmi, ekziston diku dhe njėri me njė pjesė qė ka mė tepėr edhe mė tepėr ritėm. Kur shihja “Njeriu i mirė” mė vinte tė kisha njė palė gėrshėrė.

    Gėrshėrėt do ta preknin mėnyrėn e tė jetuarit, tė tė veshurit?

    Meqė pėrmendėt tė veshurėn: kėshtu visheshin njerėzit, kostumet rrinin keq. Dhe ato rroba ne mezi i gjenim, sepse nė jetė njerėzit visheshin edhe mė keq.

    Golfi me zinxhir nga pas si eunuk i Bujar Asqeriut, Eva Alikaj me pallto shajak i bardhė…

    E qethura po ashtu. Ne mundoheshim pėr mė tė mirėn, tė bėnim disa gjėra jo si nė jetė, por… Ju kujtoj rastin e filmit “Telefoni i njė mėngjesi”. Anastas Kondo, anėtar i Komitetit Qendror, ankohet: Ē’janė ata semaforė qė na keni vėnė nė film dhe ato vetura? Nė tė vėrtetė unė kisha kėrkuar tė merreshin veturat nga parku i delegacioneve qė kishte afro 100 vetura pėr njerėzit qė vinin nga jashtė. Mora 20 makina pėr tė krijuar lėvizje nė qytet, sepse Tirana ishte bosh. Unė e kisha tmerr nuk e duroja dot, e kisha ritmin nė sytė e mi dhe doja ta bėja prezent nė film. Ne e krijuam jetėn pėr atė film. Akuza ishte mos do tė na tregosh ti si ėshtė jeta jashtė nė Perėndim? Ne kemi fizionominė tonė, mė tha Kondo. Kėshtu qė u prish skena gjithė jetė qė kishim krijuar. Ju e shikoni se sa bosh ėshtė kuadri te “Njeriu i Mirė”, kur Asqeriu dhe Alikaj kalojnė afėr korpusit universitar.

    Edhe skena e fundit, bashkimi i tyre, duket si njė gabim. Sfondi ėshtė i vdekur… Ju keni punuar me aktoret e njė brezi si Rajmonda Bulku, Matilda Makoēi, Eva Alikaj. Ēfarė mund tė thoshit pėr secilėn?

    Matilda ishte njė xham qė thyhej shumė shpejt, njė engjėll, maksimalisht e besueshme. Eva erdhi si njė gjetje nė kinema por u keqpėrdor, nuk luajti por bėri tė njėjtėn gjė. Ėshtė vlerėsuar me kupėn e festivalit si aktorja mė e mirė pėr rolin e Verės.

    Rajmonda nuk erdhi nga shkolla. Erdhi si njė vajzė e bukur. Punuam bashkė te “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”.

    Tė gjithė filmat qė pėrmendėn i keni realizuar me Ibrahim Muēajn. Si kanė qenė raportet tuaja?

    E kam dashur dhe mė ka dashur po aq, pavarėsisht se hynė tė tjerė dhe kanė prishur shumė gjėra midis nesh. Mė vjen shumė keq. (Preket) Ibrahimi ishte djalė qė mė kuptonte shumė mirė. E dinim vendin e njėri tjetrit. Ai kishte nėn kontroll dramaturgjinė, kurse unė imazhin. Tė dy kishim studiuar aktrim. Ai kishte qenė student i Mihal Luarasit, unė i Drita Agollit, Kujtim Spahivoglit, Pirro Manit. Ibrahimi kinemanė e kishte projektuar nė kokėn e tij qė fėmijė, sepse i ati kishte projektuar filma pa fund nė Vlorė.

    Si ushqeheshit shpirtėrisht?

    E tmerrshme t’i pėrgjigjesh kėsaj pyetje. Atėherė ka pasur zhurmues. Unė kisha ngritur njė antenė tė gjatė nė oxhak dhe arrija tė shikoja Beogradin dhe i shikoja me kujdes filmat. Nė Kinostudio shihnim filma qė nuk qarkullonin dhe mbi tė gjitha ka qenė profesori im absolut, Kristaq Dhamo. Ai mė futi nė shkollė prapė pėr tė dytėn hyrė. Nga Instituti i Lartė i Arteve, pastaj asistent nė Kinostudio dhe mė vonė sėrish nė Akademi njė vit e gjysmė regji. Ishte dhe biblioteka e pasur e Kinostudios qė nė mesin e viteve shtatėdhjetė, u dogj pjesėrisht dhe u shpėrnda poshtė e pėrpjetė.

    Filmi i fundit ka qenė “Njė djalė dhe njė vajzė” nė vitin 1990, mendoni t’i ktheehnie kinemasė?

    Gjatė kėsaj kohe jam marrė me shkollimin e vajzave tė mia dhe me shkollėn publike ky pėrgatiten kineastėt e rinj. Po, kam nė dorė diēka dhe kam dėshirė t’i kthehem kinemasė. Shqiperia.com

      Ora ėshtė 11/5/2024, 09:15